Këshilla & Arsye

November 23, 2016 | 9:49

Studimi/ Njerëzit që lexojnë libra jetojnë 2 vite më shumë

Një studim i realizuar nga Universiteti Yale zbulon se leximi i librave është i lidhur me jetëgjatësine në rritje. Njerëzit, të cilët lexonin libra jetonin rreth dy vite më shumë se ata që nuk lexonin.

Në studimin e publikuar në gazetën “Shkencë Sociale dhe Mjekësi”, ekspertët vlerësuan të dhënat e 3,635 amerikanëve mbi 50 vjeç.

Të anketuarit u ndanë në tre grupe: ata që lexonin për 3.5 në javë, ata që lexonin për më shumë se 3.5 orë në ditë dhe ata që nuk lexonin fare, duke kontrolluar faktorë si gjinia, raca dhe edukimi. Studiesit zbuluan se ata që lexonin për 3.5 orë në javë kishin 23% më pak mundësi të vdisnin brenda 12 viteve, ndërkohë që ata që lexonin më shumë se 3.5 orë në javë kishin 17% më pak mundësi të vdisnin gjatë kësaj periudhe.

Autorja e studimit, Beça R.Levy tha për New York Times: “Njerëzit të cilët lexojnë gjysmë orë në ditë kanë një avantazh të rëndësishëm mbijetues mbi ata që nuk lexojnë”.

Arsyeja pse njerëzit që lexojnë jetojnë më gjatë nuk u shpjegohet. Megjithatë, studimet e shumta tregojnë se shkalla e shkollimit mund të ndikojë në disa aspekte të jetës së një personi, nga mirëqenia ekonomike, rrethanat familjare, si dhe shëndeti mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top