Të diagnostikohesh me kancer është bërë më e zakonshme sesa të martohesh ose të bëhesh prind për herë të parë.
Këto janë rezultatet e studimit britanik “Macmillan”, që thotë se gjatë vitit 2014 në Britani të Madhe janë diagnostikuar 361.216 raste, krahasuar me 289.841 martesa dhe 271.910 lindje për herë të parë. Kërkimet kanë zbuluar se pjesa më e madhe e pacientëve që diagnostikohen me kancer janë poshtë moshës 65-vjeçare. Në mesin e tyre janë edhe shumë fëmijë. Gjithashtu, rreth 37% e të anketuarve e shohin sëmundjen e kancerit si frikën më të madhe, në krahasim me 27% që listuan Alzheimerin dhe 7% sulmet në zemër. Sipas studimit, 1 në 10 të anketuar thonë se kanceri është frika më e madhe, më e keqe madje edhe se terrorizmi apo të humbasin një person të dashur. /tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.