Këshilla & Arsye

September 8, 2017 | 11:57

Studimi/ Virusi Zika mund të shërojë kancerin e trurit

Virusi Zika, që mund të ketë efekte shkatërruese në zhvillimin e indeve cerebrale të fetusit, mund të bëhet një armë kundër glioblastomës, një kancer agresiv i trurit, zbulon një studim.

1

Ky tumor cerebral shumë i shpeshtë, që prek rreth 12 000 persona në vit në SHBA dhe që është identifikuar së fundi tek senatori amerikan republikan, John McCain, është fatal për pjesën më të madhe të të sëmurëve.

Kimioterapia dhe radioterapia janë trajtime klasike, pas, kur kjo është e mundur, heqjes kirurgjikale të tumorit.

“Ne kemi treguar se virusi Zika mund të shkatërrojë qelizat e glioblastomës që janë rezistente ndaj terapive aktuale dhe e bëjnë këtë lloj kanceri shumë agresiv”, theksoi mjeku Michael Diamond, profesor i mjekësisë në Universitetin Uashington në St. Louis (Misuri).

Për këtë studim, përfundimet e të cilit janë publikuar në të përjavshmen “Journal of Experimental Medicine”, studiuesit kanë injektuar Zikan apo një placbo në tumoret e trurit të 33 minjve.

“Dy javë më pas, tumoret ishin reduktuar pothuajse plotësisht, në grupin e brejtësve të trajtuar me virusin në raport me ata që kishin marrë placbo. Dhe këta minj mbijetuan për një kohë më të gjatë se ato të grupit tjetër”, shtuan studiuesit.

Efikasiteti i virusit Zika, transmetuar kryesisht ngamushkonjat, shpjegohet me faktin se ajo sulmon qelizat staminale të trurit që, shumë shpesh, i mbijetojnë trajtimeve klasike që shpjegojnë rishfaqjen e tumorit.

Një grua shtatëzënë infektuar nga Zika rrezikon të lindë një fëmijë që vuan nga mikrocefalia, një zhvillim i pamjaftueshëm i kafkës duke shkaktuar shkatërrim të qelizave staminale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top