Këshilla & Arsye

August 31, 2017 | 11:12

STUDIM / Kirurgjitë plastike ju ndihmojnë të lini duhanin

Nëse jeni duhanpirës dhe dëshironi të bëni një ndërhyrje plastike, doktori do t’ju kërkojë të hiqni dorë nga duhani, të paktën dy javë para operacionit…1

“Rezultatet tona tregojnë një lidhje midis kirurgjisë kozmetike dhe ndërprerjes së pirjes së duhanit në një periudhë afatgjatë”, komenton shkrimtari Aaron C. Van Slyke, MD, MSc, i Universitetit të British Columbia, Vancouver. 

Shumë pacientë që kanë kryer kirurgji plastike heqin dorë nga duhani ose ulin numrin e cigareve. Pas kryerjes së operacionit, veçanërisht operacionet me përmasa të mëdha, rreth 25% e pacientëve heqin dorë krejtësisht nga duhanpirja. 40% e tyre ulin sasinë e cigareve që konsumojnë, pasi trupi ul tolerancën ndaj nikotinës dhe “ngopet” me më pak nikotinë se më parë. Në përgjithësi 70% e atyre që kishin kryer operacione pas një muaji moskonsumimi të duhanit dhe më vonë deri në shërimin e plagëve, shprehen se e konsiderojë seriozisht mundësinë që të heqin dorë nga duhani në përgjithësi.

Në studim u përfshinë 85 pacientë duhanpirës.

Për shkak të efekteve negative të pirjes së duhanit në shërimin e plagëve, shumë kirurgë plastikë nuk janë të gatshëm të kryejnë procedura të kirurgjisë plastike te pacientët që pinë duhan.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top