Studim

February 2, 2018 | 14:54

Studim/Migrena rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

 

Kohët e fundit sëmundjet e zemrës sa po vijnë dhe po bëhen më të shpeshta. Faktorët që i shkaktojnë këto janë nga më të ndryshmet. Një studim i ri ka zbuluar se migrena (dhimbja e kokës) rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi është realizuar duke përdorur regjistrin kombëtar danez të pacientëve, ku hulumtuesit mblodhën 51,032 njerëz me migrenë, 71% e tyre femra, me 510,320 njerëz në popullatën e përgjithshme pa migrenë. Individët ishin mesatarisht 35 vjeç në fillim të studimit, dhe kërkuesit i ndoqën ata për 19 vjet. Rreziku absolut për sëmundje kardiovaskulare ishte i vogël, në fillim të studimit dhe kjo nuk ishte befasi për një grup të tillë të ri në moshë.

Megjithatë, gjatë rrjedhës së studimit njerëzit me migrenë kishin 49% rritje të shanseve të sulmeve në zemër, dhe afërsisht dyfishin e rrezikut të goditjes në tru. Ata kishin gjithashtu një rrezik 59% të rritjes së mpiksjes së gjakut në venat e tyre. Këto rreziqe ishin edhe më të lartat në vitin e parë pas një diagnoze të migrenës.
Studimi vëzhgimor,nuk gjeti asnjë lidhje të migrenës me sëmundjen e arteries periferike të zemrës.

“Tani kemi dëshmi akumuluese se migrena është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Është e rëndësishme të merret në konsideratë, “tha autori kryesori kë tij studimi Dr. Kasper Adelborg, një studiues pasuniversitar në Universitetin Aarhus. “Dhe është e rëndësishme të gjesh nëse agjentët që parandalojnë migrenën mund të zvogëlojnë dhe rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare”.

Burimi / https://www.ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top