FB

November 1, 2021 | 8:15

Studiuesit po kuptojnë pse disa njerëz mund t’i ‘dëgjojnë’ zërat e të vdekurve

 

Shkencëtarët kanë identifikuar tiparet që mund ta bëjnë një person më të prirur të pretendojë se dëgjon zërat e të vdekurve. Sipas një studimi të botuar në fillim të këtij viti, një predispozitë me nivele të larta të përthithjes në detyra, përvoja të pazakonta dëgjimore në fëmijëri dhe një ndjeshmëri e lartë ndaj halucinacioneve dëgjimore, ndodhin të gjitha më fort në mediumet e vetë-përshkruara më të kthjellta sesa popullata e përgjithshme. Zbulimi mund të na ndihmojë për të kuptuar më mirë halucinacionet shqetësuese dëgjimore që shoqërojnë sëmundjet mendore si skizofrenia, thonë studiuesit.

1

Përvojat Spiritualiste të mprehtësisë dhe të kthjelltësisë – përvoja e të parit ose të dëgjimit të diçkaje në mungesë të një stimuli të jashtëm dhe që i atribuohet shpirtrave të të vdekurve – është me interes të madh shkencor, si për antropologët që studiojnë përvojat fetare dhe shpirtërore, ashtu edhe për shkencëtarët që studiojnë përvoja haluçinative patologjike.

Në veçanti, studiuesit do të donin të kuptonin më mirë pse disa njerëz me përvoja dëgjimore raportojnë një përvojë Spiritualiste, ndërsa të tjerë i shohin ato më shqetësuese dhe marrin një diagnozë të shëndetit mendor.

“Spiritualistët priren të raportojnë përvoja të pazakonta dëgjimore të cilat janë pozitive, fillojnë herët në jetë dhe të cilat ata shpesh janë në gjendje t’i kontrollojnë”, shpjegoi psikologu Peter Moseley nga Universiteti Northumbria në Mbretërinë e Bashkuar kur studimi doli për herë të parë.

“Të kuptuarit se si zhvillohen këto ka rëndësi, sepse mund të na ndihmojë të kuptojmë më shumë rreth përvojave shqetësuese ose të pakontrollueshme të dëgjimit të zërave.”

Ai dhe kolegu i tij, psikologu Adam Powell i Universitetit Durham në MB rekrutuan dhe anketuan 65 mediume shikuese nga Unioni Kombëtar i Spiritualistëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe 143 anëtarë të popullatës së përgjithshme të rekrutuar përmes mediave sociale, për të përcaktuar se çfarë i dallonte Spiritualistët nga publiku i gjerë, të cilët (zakonisht) nuk raportonin se kishin dëgjuar zërat e të vdekurve.

Në përgjithësi, 44.6 përqind e Spiritualistëve raportuan se dëgjonin zëra çdo ditë dhe 79 përqind thanë se përvojat ishin pjesë e jetës së tyre të përditshme. Dhe ndërsa shumica raportuan se kishin dëgjuar zërat brenda kokës së tyre, 31.7 përqind raportuan se zërat ishin gjithashtu të jashtëm.

Rezultatet e sondazhit ishin të habitshme.

Krahasuar me popullatën e përgjithshme, Spiritualistët raportuan besim shumë më të lartë në paranormalen dhe kishin më pak gjasa të kujdeseshin për atë që njerëzit e tjerë mendonin për ta.

Spiritualistët në përgjithësi e patën përvojën e tyre të parë dëgjimore të rinj, në një moshë mesatare prej 21.7 vjeç dhe raportuan një nivel të lartë përthithjeje. Ky është një term që përshkruan zhytjen totale në detyrat dhe aktivitetet mendore ose gjendjet e ndryshuara, dhe sa efektiv është individi në akordimin e botës përreth tyre.

2

Përveç kësaj, ata raportuan se ishin më të prirur ndaj përvojave të ngjashme me halucinacionet. Studiuesit vunë re se zakonisht nuk kishin dëgjuar për Spiritualizmin përpara përvojave të tyre; përkundrazi, e kishin hasur teksa kërkonin përgjigje.

Në popullatën e përgjithshme, nivelet e larta të përthithjes ishin gjithashtu të lidhura fort me besimin në paranormalen – por pak ose aspak ndjeshmëri ndaj haluçinacioneve dëgjimore. Dhe në të dy grupet, nuk kishte dallime në nivelet e besimit në paranormalen dhe ndjeshmërinë ndaj haluçinacioneve vizuale. Këto rezultate, thonë studiuesit, sugjerojnë se përjetimi i ‘zërave të të vdekurve’ nuk ka gjasa të jetë rezultat i presionit të bashkëmoshatarëve, një konteksti social pozitiv ose sugjestibilitetit për shkak të besimit në paranormalen. Në vend të kësaj, këta individë adoptojnë Spiritualizmin sepse ai përputhet me përvojën e tyre dhe është personalisht kuptimplotë për ta.

“Gjetjet tona thonë shumë për ‘të mësuarit dhe dëshirën’. Për pjesëmarrësit tanë, parimet e Spiritualizmit duket se kanë kuptim si për përvojat e jashtëzakonshme të fëmijërisë ashtu edhe për fenomenet e shpeshta dëgjimore që ata përjetojnë si mediume praktike,” tha Powell pasi studimi u publikua.

“Por të gjitha ato përvoja mund të rezultojnë më shumë nga të kesh tendenca të caktuara ose aftësi të hershme sesa thjesht nga besimi në mundësinë e kontaktit me të vdekurit nëse dikush përpiqet mjaftueshëm. “

Studimet e ardhshme, përfunduan ata, duhet të eksplorojnë një sërë kontekstesh kulturore për të kuptuar më mirë marrëdhënien midis përthithjes, besimit dhe përvojës së çuditshme shpirtërore të fantazmave që pëshpëritin në vesh.

Studimi është publikuar në Mental Health, Religion and Culture.

Një version i këtij artikulli u publikua në Janar të 2021.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi sciencealert.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top