Lifestyle

March 24, 2018 | 13:52

Suarela Jakupaj / La Perla, të kurosh të bukurën

Ëndrrat janë ato që në qenësinë njerëzore, shndërrohen në fate e udhërrëfyes idesh ambicioze. Ajo e ka realizuar një prej tyre, edhe pse beson se plotësimi gjendet në pafundësi. Të rendë pas të bukurës i ka marrë sa mund, po aq përgjegjësi dhe përkushtim. Ndoshta ky trinom ndjesish e ka bërë të kërkojë e zbulojë pa fund në aftësitë e të qenit një sipërmarrëse e fuqishme. Ajo ia ka dalë, duke qenë njëherësh një nënë dhe bashkëshorte e realizuar.

Suarela Jakupaj, Administratore e "La Perla"

Suarela Jakupaj, Administratore e “La Perla”

Mama e dy vajzave, Suarela Jakupaj thotë se, gërshetimi i jetës profesionale me të qenit nënë, e bëjnë të jetë po aq e suksesshme, në realizimin paralel të këtyre dimensioneve. E para në Shqipëri në tregun e produkteve kozmetike të cilësisë së lartë, Suarela Jakupaj ka tashmë në sipërmarrjen e saj edhe fjalën e fundit të teknologjisë dermo-estetike, aparaturën Fisiosphere, e cila garanton në një kohë të shkurtër riaftësimin e lëkurës përmes 19 programeve, që në trajtime të ndryshme individuale kurojnë çdo lloj problemi.

Ju vini nga një formim i veçantë siç është mjekësia. Pse zgjodhët artin e të bukurës?

Mjekësia ishte ëndrra e fëmijërisë së hershme dhe jam e lumtur që e realizova atë. Por ndërkohë, ajo që përpunoi më shumë këtë ndjesi tek unë, ishte familja ime, e cila investonte gjerësisht në fushën e kozmetikës, pra në fushën e bukurisë. Duke qenë kaq pranë, u rrita duke e dashur të bukurën dhe tërhiqesha pas saj, gjithmonë pa harruar ëndrrën time,mjekësinë.

Si lindi ideja e La Perlës? Çfarë ju shtyu drejt një perspektive, e cila duhet thënë, kërkon investim të vazhdueshëm e angazhim gjithëpërfshirës?

Ndërsa udhëtoja dhe ndihmoja prindërit e mi në biznesin e tyre, 9 vite më parë kur në Shqipëri ishte akoma diçka e re, u njoha me fushën e mjekësisë estetike, thënë shkurt, me mjekësinë e të bukurës. Kjo ishte pikërisht ajo që kërkoja: të kuroja të bukurën. Në këtë mënyrë lindi “La Perla”. Dhe kjo, në Shqipërinë e atyre viteve ishte diçka e vyer për femrat, çka solli inovacionin e munguar. Risia e shkencës në dermo-estetikë janë aparatura e Fiziosferës dhe laseri. Ju thoni se kjo fjalë e fundit e teknologjisë ndodhet te Ju.

Cilat janë përfitimet që vijnë prej saj?

Në kohërat e sotme dermo-estetika po ecën me hapa gjigantë. Ndërkohë që edhe njerëzit kërkojnë me ngulm perfeksionin në pamjen e tyre. Tashmë është bërë trend që edhe në Shqipëri është shumë i pranishëm. Shkenca avancon ashtu si në çdo fushë tjetër. Më në fund, e bukura mund të arrihet edhe pa dhimbje. Jam e lumtur që sjell në Shqipëri këto risi që edhe tek ne të jenë shërbimet më të mira.

Fisiosphere është fjala e fundit e teknologjisë, e cila mbart brenda dy metoda shumë efektive në mjekësi: Endomasazhi dhe Fusha magnetike të pulsuara. Kombinimi i këtyre dy metodave në të njëjtën aparaturë është krijuar për herë të parë dhe është patentë e fisiosphere.

Pse duhet bërë në këtë periudhë trajtimi me fiziosferë? Në sa seanca dhe për sa kohë realizohet ajo që shumë femra e kanë me merak, lëkurën perfekte?

Sapo kemi hyrë në stinën e verës dhe i gjithë përqendrimi është tek trupi. Fisiosphere ka 19 programe në të cilat mund të kombinohen trajtime individuale për çdo lloj problemi. Fisiosphere bëhet 14 herë seanca në javë.

Programet janë:

  • Drenim total
  • Rënie në peshë
  • Zvogëlim në perimetër
  • Eliminim të celulitit në të 3 fazat përkatëse
  • Eliminim të dhjamit
  • Zvogëlim të abdomenit
  • Rimodelim siluete
  • Zvogëlim të perimetrit të krahëve, tonifikim i tyre
  • Push up për vithet dhe për gjoksin
  • Formim të muskujve ABS
  • Lifting, etj.

Si dhe dy programe për fytyrën:

  • Drenues (kundër rrathëve të zi poshtë syrit)
  • Anti rrudhë

Laseri është një teknologji tjetër. Për çfarë rekomandohet?

Laseri është një tjetër aparaturë shumë e kërkuar. Për këtë arsye është quajtur Epildream (epilimi i ëndrrave). Edhe kjo është një risi në Shqipëri. Diode laseri i fundit me frekuencë 20 herc vepron:

  • Pa dhimbje
  • Për 6 fototipe të lëkurës
  • Aplikohet përgjatë 12 muajve të vitit
  • Super i shpejtë, vetëm 20 minuta i gjithë trupi
  • Përfitimet në pak seanca.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 120

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top