Këshilla & Arsye

September 19, 2016 | 7:02

Sudoku ndihmon kujtesën

Studiues nga “Trinity College” në Dublin kanë hedhur një tezë se cilat janë fushat cerebrale të trurit që përfshihen gjatë zhvillimit të lojës së Sudokut.

Për t’iu përgjigjur kësaj teze u bënë disa studime, ku subjektet vullnetare duhej të zgjidhnin skemat e Sudokut, të vështirësive të ndryshme, ndërkohë që funksionimi cerebral monitorohej nëpërmjet teknikave si rezonanca magnetike dhe stimulimi magnetik i kafkës. Testet e bëra mbi një grup vullnetarësh nga mosha 65-94 vjeç kanë nxjerrë në pah një përmirësim të dukshëm në memorien e pjesëmarrësve. Kërkuesit zbuluan se Sudoku dhe lojërat e tjera të tilla stimulojnë kujtesën dhe zgjasin rininë cerebrale të personave mbi 60 vjeç me rreth 14 vjet. Sudoku mund të jetë një zgjidhje reale e problemeve, pasi e mban në stërvitje aktivitetin cerebral, duke garantuar kthjelltësi dhe zotësi mendore. Përfitimet e një stërvitjeje konstante janë veçanërisht në lobin frontal të trurit, duke favorizuar jo vetëm aktivitetin e memories, por dhe funksioneve të tjera të rëndësishme si aftësia organizative, vendimmarrja dhe përqendrimi. Në fakt, ushtrimet gjenerojnë një substancë kimike që stimulon rritjen e celulave të reja dhe lidhjeve cerebrale, duke favorizuar fluksin e enëve të gjakut në tru dhe përmirësuar edhe humorin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top