Në fokus

September 19, 2016 | 7:13

3 aleatë për të shmangur dobësitë në punë

Keni debate me kolegët? Nuk arrini të bëni dot karrierën që dëshironi? Shikojini gjërat në një tjetër këndvështrim dhe do të zbuloni rrugë të reja për të përmirësuar veten dhe pozicionin tuaj në punë …

Problemi: Ju kanë caktuar një rol që nuk ju pëlqen në punë

1.Aleati i parë: Miqtë

Një person jashtë fushës së punës, me të cilin mund të ndani kohën e lirë dhe nuk është i përfshirë, mund t’ju ndihmojë që ta shihni me objektivitet një rol të cilin nuk e pëlqeni dhe e urreni. Kërkojini ta imagjinojë veten në vendin tuaj dhe t’ju thotë se çfarë do të bënte. Nga komentet e tij/saj do të dalin në pah aspekte pozitive, të cilat nuk i kishit menduar. Për shembull: nëse ju kanë propozuar të bëni menaxherin e marketingut dhe ideja të trokasësh derë më derë nuk ju pëlqen, mendoni që një ditë kjo përvojë do t’ju shërbejë për të punuar më vonë në një kompani të madhe marketingu.

Aleati i dytë: Kolegët

Mund t’ju duket e çuditshme, por lëvizja më e mirë është të afroheni me atë që ju bezdis në punë. Ky është sekreti për ta rikthyer situatën në dobinë tuaj. Një koleg flet keq për ju? Ftojeni për një kafe apo drekë. Edhe pse është ekzaktësisht e kundërta e asaj që do të bënit, një sjellje pozitive ju siguron vetëm përfitim dhe avantazhe. Hapni një kanal komunikimi dhe vërjani në dukje vetitë e tij/saj pozitive që ka.

Aleati i tretë: Eprori

Po, pikërisht personi që mendon se ju kushtëzon më shumë se të gjithë mund të kthehet në një aleat shumë të dobishëm. Mos kini frikë të flisni: bëjeni në mënyrë të mençur dhe do të shihni që do t’ju ndihmojë. Hapi i parë është të jeni të vetëdijshëm nëse po kërkoni diçka që mund ta bezdisë, për shembull, orar më fleksibël në punë. Nëse për një çast e vendosni veten në vendin e tij, ai do të tregohet mirënjohës dhe do të ketë një sjellje më të hapur. Thënë këtë, duhet t’i ofroni garancinë se do të jeni gjithsesi shumë produktive dhe korrekte në punën tuaj. Është shumë e vështirë të thotë jo, pasi duke u treguar e hapur, do t’i jepni përshtypjen e një njeriu të besueshëm dhe të përgjegjshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top