Studim

July 24, 2018 | 13:05

Suksesi i çdo personi është i shkruar në gjenet e tij

Suksesi i një njeriu është i shkruar në gjenet e tij. Këtë e vërteton një studim i kryer në mbi 20 mijë persona në SHBA, Britani të Madhe dhe Zelandë të Re, që është publikuar në revistën shkencore amerikane Pnas.

Falë studimit janë dalluar një grup gjenesh që ndikojnë pikërisht në arritjen e suksesit të një personi. Sigurisht që vetëm ato nuk mund të bëjnë mrekulli, por ekspertët thonë se japin një shtysë mjaft domethënëse në përmbushjen e objektivave dhe ambicieve, pavarësisht kontekstit social.

Gjurma e tyre vihet re që në fëmijëri, tek aftësia për të lexuar më herët dhe rezultatet e larta në shkollë. Sipas studiuesve, gjenet e suksesit ndikojnë si të ishin një motor nxitës dhe rezultatet dallohen tek ata që e kanë këtë kombinim, rezultate të cilat ndryshojnë edhe nga aftësitë e vëllezërve apo prindërve.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top