Në fokus

March 22, 2016 | 8:38

Sulltan Nevruzi, festa që simbolizon rigjallërimin e natyrës dhe njeriut

22 marsi është ditë e shënuar në kalendarin e fesë bektashiane. Qe herët në mëngjes besimtarët kanë nisur kremtimin e festës së Sulltan Nevrusit. Para se ti drejtoheshin kulteve fetare, bektashinjtë kanë kryer ritet ne shtëpitë e tyre.

Veç pulës ose gjelit të prerë për mbarësi, zonjat gatuajnë byrekun tipik të ditës së Sulltan Nevruzit. Gjellës se byrekut me shumëllojshmëri barishtesh i hidhet edhe një lek monedhe. Personit që i bie gjatë drekës, konsiderohet me fat për këtë vit.

Dita e Sulltan Nevruzit shënon edhe ditëlindjen e Imam Aliut. Kjo festë njihet si dita e rilindjes së madhe, ku besimtarët luten dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top