Sot më shumë se kurrë duhet të fiksojmë sloganin #Unëqëndroj nështëpi, për të fituar këtë betejë. Gjyshërit kanë thënë që hudhra është një antibakterial i shkëlqyeshëm natyral, kështu që le të përgatisim së bashku këtë recetë të veçantë:
Përbërësit për 4 persona:
- 2 hudhra të plota
- 2 të verdha veze
- 2 lugë miell
- Bukë të thekur
- 1,5 lt lëng perimesh
- Kripë
- Vaj
- Majdanoz
Gatuani hudhrat në një litër ujë me pak kripë, kur të jetë gatuar mirë, shtypini ato brenda lëngut. Rrihni vezët dhe shtoni miellin, masën e përftuar hidheni në lëngun që ziet paraprakisht. Shërbehet në tryezë me bukë të thekur, pak majdanoz dhe vaj të papërpunuar. Konsumimi i saj do të bëjë që të gjitha viruset të qëndrojnë larg!
Burimi / https://www.interris.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.