Mirëqenie

July 7, 2018 | 12:46

Super-ushqimet që nuk duhet të mungojnë në kuzhinë

Heronjtë e përditshëm: Super-ushqimet që duhet patjetër të jenë në kuzhinën tuaj. Ato nuk janë të reja apo ekzotike dhe nuk zënë gjithmonë titujt e revistave shëndetësore. Por nëse këto ‘superushqime’, gjerësisht të disponueshme, nuk janë në kuzhinën tuaj, do të thotë që ka ardhur koha të bëni një ndryshim.

Hudhra

Ajo ndikon në uljen e  presionit të gjakut dhe kolesterolit, madje parandalon ftohjet dhe disa lloje të caktuar kanceresh.

Brokoli

Përmbajtja e niveleve të larta të vitaminës C dhe folatit (acid folik natyror), bën që  kjo perime fibroze të  mund të frenojë kolesterolin dhe trigliceridet, të cilat shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare.

Qepa

Duke qenë se është një anëtare e familjes së Aliumit, ajo përmban një antioksidant të fuqishëm anti-inflamator të quajtur quercetin, që redukton presionin e gjakut dhe rrezikun e kancerit.

Domatja

Domatja ka përmbajtje të ulët të  niseshtes dhe sheqerit, por është e mbushur me fibra, vitaminë C, beta-carotene dhe me një antioksidant të fuqishëm të quajtur likopen. Gatim në vaj ulliri rrit absorbimin e saj.

Spinaqi

Superushqimi i preferuar i Popei Marinarit, ka në përbërje të tij nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, si dhe vitamina A, dhe pothuajse  më shumë hekur sesa mishi i viçit.

Vaj ulliri

Një shtyllë shumë e rëndësishme për kulturën e gatimeve mesdhetare, vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme, i cili shëron sëmundje kardiovaskulare dhe inflamacione të ndryshme. Nuk duhet gatuar, në të kundërt ai do t’i humbas vlerat e tij ushqyese.

Molla

Molla ka në përbërje të saj nivele të larta antioksidantësh dhe fibrash, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, astmës dhe disa kancereve.

Panxhari

I  pasur me hekur, panxhari mund t’ju bëjë ju të pamposhtshëm nga çdo lloj sëmundje. Ndërkohë, disa studime tregojnë se performanca fizike  përmirësohet ndjeshëm kur njerëzit konsumojnë më shpesh panxharin.

Salmoni

Peshku vajor redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ul  presionin e gjakut dhe lubrifikon yndyrnat arteriale. Salmoni ka një përbërje të lartë të omega-3, vitaminës D, dhe disa vitaminave B dhe selenit.

 

Burimi / Bota.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top