Nuk ka rëndësi se cilat janë motivet që e shtyjnë dikë për të ndihmuar dikë tjetër, ajo që është e rëndësishme, është t’ia dalësh të përmirësosh jetën e atyre që kanë vërtetë nevojë, atyre që luftojnë me gjithë forcën e tyre dhe nuk heqin dorë kurrë. Kjo histori preku shumë njerëz në internet.
Protagonistja e kësaj historie është Sharon Carter, me 4 fëmijë dhe që punon në një furrë në Penrith, Australi. Ndërmarrja e një biznesi privat mund të jetë shumë e rëndë dhe shpesh, mezi mbijeton, pavarësisht sakrificave të mëdha. Por përveç vështirësive në punë, Sharoni ka dhe shumë vështirësi të tjera. Në vitin 2012 ajo u diagnostikua me kancer ovarian dhe disa vjet më parë vëllai i saj i vogël vdiq.
Por Sharoni nuk u dorëzua, nuk pushoi së punuari, kishte nevojë për para, për t’u trajtuar dhe për të jetuar. Kështu, ajo shtoi oraret e punës, duke shpresuar se do të fitonte më shumë. Sikur të mos mjaftonte, fëmija i saj më i vogël, ka sëmundje të ndryshme, sëmundje syri që bën që nervat midis syve dhe trurit të mos funksionojnë mirë. Ndërkaq, fëmija ka probleme edhe me duart si dhe ekuilibrin. Pra, kohët e fundit, jeta e Sharonit ka qenë tejet e rëndë dhe për të mundur të paguante të gjitha barnat për djalin e saj, I duhej të punonte vërtet shumë. Kur Jackie O, i cili punonte si gazetar në një stacion radioje NË Penrith, dëgjonte tregimin e Sharonit, vendosi të bënte diçka. Dhe kjo i habiti të gjithë.
Jackie “pretendonte” se donte të kthente petullat e ëmbla me arsyen se nuk ishin të mira, por kur Sharon hapi kutinë për të parë, u përball me një surprizë të paimagjinueshme. Një mal me kartëmonedha që do të mund ta ndihmonin për të paguar të gjitha kurat.
Sa bukur që ka akoma njerëz të tillë altruistë.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: bigodino.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.