Dëshmi

August 21, 2018 | 8:10

Surpriza në kuti / Është bukur që ka ende persona altruistë

Nuk ka rëndësi se cilat janë motivet që e shtyjnë dikë për të ndihmuar dikë tjetër, ajo që është e rëndësishme, është t’ia dalësh të përmirësosh jetën e atyre që kanë vërtetë nevojë, atyre që luftojnë me gjithë forcën e tyre dhe nuk heqin dorë kurrë. Kjo histori preku shumë njerëz në internet.

1

Protagonistja e kësaj historie është Sharon Carter, me 4 fëmijë dhe që punon në një furrë në Penrith, Australi. Ndërmarrja e një biznesi privat mund të jetë shumë e rëndë dhe shpesh, mezi mbijeton, pavarësisht sakrificave të mëdha. Por përveç vështirësive në punë, Sharoni ka dhe shumë vështirësi të tjera. Në vitin 2012 ajo u diagnostikua me kancer ovarian dhe disa vjet më parë vëllai i saj i vogël vdiq.

2Por Sharoni nuk u dorëzua, nuk pushoi së punuari, kishte nevojë për para, për t’u trajtuar dhe për të jetuar. Kështu, ajo shtoi oraret e punës, duke shpresuar se do të fitonte më shumë. Sikur të mos mjaftonte, fëmija i saj më i vogël, ka sëmundje të ndryshme, sëmundje syri që bën që nervat midis syve dhe trurit të mos funksionojnë mirë. Ndërkaq, fëmija ka probleme edhe me duart si dhe ekuilibrin. Pra, kohët e fundit, jeta e Sharonit ka qenë tejet e rëndë dhe për të mundur të paguante të gjitha barnat për djalin e saj, I duhej të punonte vërtet shumë. Kur Jackie O, i cili punonte si gazetar në një stacion radioje NË Penrith, dëgjonte tregimin e Sharonit, vendosi të bënte diçka. Dhe kjo i habiti të gjithë.

Jackie “pretendonte” se donte të kthente petullat e ëmbla me arsyen se nuk ishin të mira, por kur Sharon hapi kutinë për të parë, u përball me një surprizë të paimagjinueshme. Një mal me kartëmonedha që do të mund ta ndihmonin për të paguar të gjitha kurat.

3

Sa bukur që ka akoma njerëz të tillë altruistë.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: bigodino.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com