FB

June 2, 2022 | 10:15

Taktikat bazë për të forcuar komunikimin me të tjerët

Kur përdorni komunikim të dhembshur në bisedat tuaja, ndodh diçka mjaft befasuese: truri juaj dhe truri i personit me të cilin po flisni, fillojnë të përafrohen me njëri-tjetrin. Kjo lidhje e veçantë është një fenomen i referuar si “rezonancë nervore” dhe në këtë gjendje të përmirësuar të harmonizimit të ndërsjellë, dy njerëz mund të arrijnë gjëra të jashtëzakonshme së bashku. Pse? Sepse eliminon mbrojtjen natyrore që normalisht ekziston kur njerëzit bisedojnë rastësisht.

Këtu janë 6 hapa për të punuar me komunikimin tuaj me të tjerët

Qëndroni të pranishëm

Kur përqendroheni me vëmendje në frymëmarrjen dhe relaksimin tuaj, ju tërhiqni vëmendjen tuaj në momentin aktual.

Kultivoni heshtjen e brendshme

Shumica prej nesh janë në gjendje të qëndrojnë të relaksuar dhe në momentin e tanishëm vetëm për periudha të shkurtra kohore. Hulumtimet tregojnë se ju mund t’i shtypni ato ndjenja dhe mendime shpërqendruese, por duhet të praktikoni ta bëni atë pa pushim derisa të fitoni kontrollin.

Hyni në një kujtim të këndshëm

Është më mirë të hyni në një bisedë me një shprehje ftuese që përcjell mirësi, dhembshuri dhe interes.

Vëzhgoni shenjat joverbale

“Mbaji sytë te topi.” Është një shprehje e përdorur në sport dhe shpesh aplikohet në biznes, por kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërpersonale, është thelbësore t’i mbani sytë te individi me të cilin po bisedoni, në mënyrë që të dalloni mesazhet e shumta joverbale që ne u dërgojmë vazhdimisht të tjerëve.

Flisni shkurt

Komunikimi i dhembshur ka një rregull bazë: sa herë që është e mundur, kufizoni të folurit tuaj në tridhjetë sekonda ose më pak.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.fastcompany.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top