Ylli i muzikës pop ka fituar festivalin muzikor amerikan American Music Award të mbajtur në Los Angeles. Taylor Swift ka çuar në shtëpi tri statuja, mes të cilave ajo si “Artistja e Vitit”. Dy çmimet e tjera ishin ai për albumin dhe turin më të mirë pop/rock. Askush nuk kishte fituar kaq çmime nga AMA, e themeluar në 1973 nga Network ABC dhe që i vlerësojnë artistët nga televotimi publik.
Në një mbrëmje yjesh, që nga Jennifer Lopez te Mariah Carey, nga Lenny Kravitz te Rita Ora, çmimet janë shpërndarë tek artistët të cilët kanë fituar audiencën e re të çmimeve më mirë se të tjerët: Camilla Cabello është artistja e re e vitit, e cila fitoi një piramidë të dytë prej kristali për këngën më të mirë pop/rock me “Havana”, Carrie Underwood ka fituar statujën për artistin më të mirë country ndërsa të njëjtin çmim, këtë herë për meshkujt e ka fituar Kane Brown. Post Malone është artisti më i mirë rok/pop ndërsa kategoria për albumin më të mirë soul/R&B është fituar, pas vdekjes, nga XXXTentacion, reperi 20-vjeçar i vrarë korrikun e shkuar në një shkëmbim zjarri në Florida. Tërheqjen e çmimit e mori nëna e tij, me zë emocionues për të falënderuar shfaqjen.
Performanca të shumta gjatë mbrëmjes u bënë nga Taylor Swift, e cila hapi spektaklin, Camilla Cabello e cila interpretoi dy herë, ndërsa Jennifer Lopez erdhi me një homazh muzikor për nder të mbretëreshës së soul-it, Aretha Franklin: Gladys Knight këndoi “Amazing Grace” ndërsa kalonin foto të Franklin, më pas këngëtarja Donnie McClurkin këndoi “Climbing Higher Mountains” përpara se të ndërhynte CeCe Winans, e cila u shoqërua nga një kor ungjillor.
Përgatiti Orjona TRESA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.