Lifestyle

October 10, 2018 | 21:08

Taylor Swift triumfon AMA, festivali nderon divën e soul-it Aretha Franklin

Ylli i muzikës pop ka fituar festivalin muzikor amerikan American Music Award të mbajtur në Los Angeles.  Taylor Swift ka çuar në shtëpi tri statuja, mes të cilave ajo si “Artistja e Vitit”. Dy çmimet e tjera ishin ai për albumin dhe turin më të mirë pop/rock. Askush nuk kishte fituar kaq çmime nga AMA, e themeluar në 1973 nga Network ABC dhe që i vlerësojnë artistët nga televotimi publik.

c_2_fotogallery_3091881_0_imageNë një mbrëmje yjesh, që nga Jennifer Lopez te Mariah Carey, nga Lenny Kravitz te Rita Ora, çmimet janë shpërndarë tek artistët të cilët kanë fituar audiencën e re të çmimeve më mirë se të tjerët: Camilla Cabello është artistja e re e vitit, e cila fitoi një piramidë të dytë prej kristali për këngën më të mirë pop/rock me “Havana”, Carrie Underwood ka fituar statujën për artistin më të mirë country ndërsa të njëjtin çmim, këtë herë për meshkujt e ka fituar Kane Brown. Post Malone është artisti më i mirë rok/pop ndërsa kategoria për albumin më të mirë soul/R&B është fituar, pas vdekjes, nga XXXTentacion, reperi 20-vjeçar i vrarë korrikun e shkuar në një shkëmbim zjarri në Florida. Tërheqjen e çmimit e mori nëna e tij, me zë emocionues për të falënderuar shfaqjen.

1Performanca të shumta gjatë mbrëmjes u bënë nga Taylor Swift, e cila hapi spektaklin, Camilla Cabello e cila interpretoi dy herë, ndërsa Jennifer Lopez erdhi me një homazh muzikor për nder të mbretëreshës së soul-it, Aretha Franklin: Gladys Knight këndoi “Amazing Grace” ndërsa kalonin foto të Franklin, më pas këngëtarja Donnie McClurkin këndoi “Climbing Higher Mountains” përpara se të ndërhynte CeCe Winans, e cila u shoqërua nga një kor ungjillor.

amas-2018-aretha-franklin-tribute

Përgatiti Orjona TRESA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top