Sjellja mund të përkufizohet si mënyra si vepron njeriu në jetë, në shoqëri, në shkollë etj.; qëndrimi në marrëdhënie me të tjerët ose kundrejt detyrave e në rrethana të caktuara. Kështu në psikologji sjellja përbën çdo gjë që individi bën apo mendon, përfshirë këtu edhe reagime të ndryshme trupore. Sjellja përfshin reagimet mendore dhe fizike.
Nga Prof.Assoc.proc. Doc.Dr.Ilia S.Larti
Mirësjellja nevojitet të bëhet një virtyt përballë vetvetes, familjes, shokëve, shoqeve, miqve, kolegëve, përballë të gjitha situatave, e përballë të gjithë njerëzve sepse vetëm kështu tregojmë se kush jemi. Carly thotë“Njeriu i madh e tregon madhështinë e tij në mënyrën se si sillet me njerëzit e vegjël.” Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë dhe ndihmojmë botën që na rrethon. E ajo shfaqet përmes disa virtyteve si: respekti, falja, mirënjohja, ndershmëria, besnikëria e dashuria. E këto kërkojnë angazhim, praktikim, përmirësim të përditshëm e të vazhdueshëm. Mirësjellja është e rëndësishme për faktin se na ndihmon në krijimin e marrëdhënieve të reja, të mira e të jemi në harmoni me tjetrin. Ajo ka lindur për të lehtësuar bashkëjetesën me të tjerët dhe për të mos lënduar ndjeshmërinë e të tjerëve në mënyrë që ata të ndjehen mirë në shoqërinë tonë. Dikujt mund t’i shkojë mendja e të thotë se ne nuk jetojmë për tjetrin, por për vete. Është e vërtetë se ne jetojmë për vete, por kërkohet që të zgjedhim mënyrën se si të jetojmë mirë e në paqe me tjetrin. Nevojitet që të jemi të sjellshëm me të gjithë.
Një nga të kundërtat e sjelljes është Fyerja,e cila në fakt ka të bëjë vetëm me një shprehje mosvlerësimi, do të na cenonte shumë më pak, në se nuk ushqejmë një opinion tërësisht të tepruar dhe një krenari pa vlerat për dinjitetin tonë. Në këtë aspekt do të krijonim një koncept më të qartë për të, kur secili nga ne të bëjë rregullsi, që të mendojë dhe ndjejë çdo gjë për të tjerët, si për vete, duke dëgjuar përgjigjen e zemrës së vet.
Duhet të kemi parasysh gjithnjë faktin se, zakonisht mirësjellja nuk është gjithmonë një maskë që ngërdheshet, por nga ana tjetër, nuk duhet të bërtasim nëse kjo na hiqet për një çast. Kush është i pastër, në fund të fundit nuk bën gjë tjetër, veçse heq maskën dhe shfaqet sa më natyrshëm, ashtu siç është. Natyrisht, në këto kushte, o fitohet respekti dhe vlerësimi, ose urrejtja dhe përçmimi përpara njerëzve.
Nuk mund të merret askush, si model për sjelljen personale, meqë rrethanat dhe marrëdhëniet nuk janë kurrë të njëllojta, sepse dallimet e karakterit, gjatë të menduarit dhe të vepruarit japin ngjyrime të ndryshme. Kur dy njerëz bëjnë të njëjtën gjë, nuk do të thotë se janë të njëjtë. Ndaj duhet të veprojmë sipas karakterit tonë, mbas një arsyetimi të matur dhe gjykimi të hollë. Edhe në praktikë, origjinaliteti është i pashmangshëm, ndryshe ajo që do të bënim nuk do të përputhej, me atë çka jemi.
Kur dëgjojmë marrëzitë e një diskutimi, ne fillojnë menjëherë të bezdisemi, kjo na shtyn të mendojmë se, bëhet fjalë për një skenë komedie, ku recitojnë dy të çmendur.
Kush ka ardhur në botë me qëllimin e mirë dhe serioz për të mësuar, formuar dhe edukuar njerëzit për çështjet më të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë shoqërore, mund të quhet me fat dhe shans, sigurisht kur ka plotësisht të drejtën morale ta bëjë atë, në të kundërt, vështirë se shpëton lëkurën e vet.
Kush kërkon që të t`i dëgjohet një mendim, duhet të flasë në mënyrë qetë, të “Urtë”, duke përcjellë përvoja, që iu shërbejnë të gjithëve, në interes të së mirës së përgjithshme, duke iu larguar dëshirës dhe pasionit për të ekspozuar veten dhe për tu mburrur. Në këtë aspekt, asnjëherë nuk duhet ta lemë veten në krahët e vetëmburrjes edhe kur ne kemi të drejtë.
Në përgjithësi, siç ka vërtetuar dhe vërteton jeta, njeriu është i suksesshëm dhe i respektuar, kur shfaqën dhe aplikon më tepër mendjemprehtësinë e tij, nëpërmjet të të heshturit (të dëgjuarit), se sa duke folur.
E para, është vepër e diturisë.
E dyta, krijesë e mendjemadhësisë.
Të zakonshme janë rastet për t’u sjellë, në një mënyrë ose në një tjetër, por ne, parapëlqejmë kryesisht kënaqësinë fluturake, që na jep e dyta, ndaj sigurisë, që na jep e para.
Duke ditur që njerëzit edhe kur shfaqin ndonjë mendjemprehtësi të veçantë e cila mund të jetë algjebrikisht e përkryer, duke iu referuar interesave personale, por kjo duhet parë dhe në aspektin tjetër, që edhe përmes një të dhëne të vetme, të zgjidhen probleme edhe më të koklavitura në interes të të tjerëve.
Njerëzit janë kaq të etur për të vërtetat individuale, sa janë të pa ndjeshëm dhe shpërfillës për të vërtetat e përgjithshme. Si pasojë e kësaj, mësonjësit e mençurisë rekomandojnë bashkërisht se, njerëzit së bashku me ngrohtësinë shpirtërore dhe argumentet e drejta, të ruajnë gjithmonë heshtjen. Kjo shprehet mirë në disa proverba arabe me mjaft vlera si:
Mos i thuaj mikut tënd atë, që nuk duhet ta dijë armiku yt.
Nëse nuk e tregoj sekretin tim, ai është i burgosuri im dhe nëse më shpëton ai nga goja, unë bëhem skllavi i tij.
Në pemën e heshtjes, varet fryti i paqes.
Nuk duhet ushqyer as mirësia as urrejtja në mënyrë të menjëhershme dhe ndaj askujt, madje është mirë ta shohim këtë me shumë vëmendje, duke e ngulitur mirë në kujtesë veprimet e secilit, për të përcaktuar vlerat reale dhe të vërteta, për të marrë qëndrimin dhe rregulluar sjelljen ndaj se cilit njeri.
Të flasësh me theks (ky rregull nga më të lashtët e botës njerëzore), do të thotë: T’u flasësh ndjenjave dhe gjithçka do të shkojë ndryshe.
Si errësira dhe pasiguria i bëjnë rreziqet të duken edhe më të mëdha.
Vërtet, nëse të këqijat dënohet në botën e përtejme, marrëzitë ndëshkohen në këtë dynja.
Homeri: (Iliada)
Jo kush duket i egër, por kush tregohet i mençur është i rrezikshëm dhe i tmerrshëm.
Nuk ka dyshim, që truri i njeriut është një armë më frikshme, se sa thoi i luanit.
Njeriu më i përkryer i botës është ai, që nuk nguron dhe që nuk bëhet kurrë mospërfillës.
Pas mençurisë, guximi është karakteristika më thelbësore e lumturisë sonë. Sigurisht, asnjëra as tjetra, nuk mund të dhurohen.
E para trashëgohet nga nëna.
E dyta nga babai.
Megjithatë, mund të shijohet prania e tyre, duke i ushtruar dhe bërë përpjekje, për t`i arritur.
Niçe:
Atje ku nuk me shtrihet caku i të drejtave, nuk me ha malli të shoh asgjë dhe ndaj tyre, jam krejtësisht i verbër. Por, në cakun që ngulmoj të njoh, mundem të jem edhe i drejtë edhe i ashpër, i shtrënguar dhe kërkimtar,i egër dhe i palëkundur.
Thellë në veten tonë, ne nuk duam asgjë përveç qenies dhe veprës sonë, atje ku është e madhe dashuria për veten, ngurojmë të shumohemi.
Atje ku njeriu nuk mund të dashurojë më, duhet të ikë në ndonjë vend tjetër.
Kush dëshiron të kuptojë gjithçka që është njerëzore, duhet t’i provojë të gjitha. Por për këtë duhet që duart të jenë të pastërta.
Si të dhembshura dhe te butësia fshihet edhe ndonjë rrezik i madh, por ama, të gjithë njerëzit, duan të jenë të dhembshur dhe të butë.
Tri gjërat e këqija të botës janë:
Epshi
Ambicia
Egoizmi
Epshi: Kush mund ta kuptojë plotësisht, se sa të largët janë mes tyre,burri dhe gruaja.
Egoizmi: Fre i egër, që iu vihet popujve të pagdhendur.
Ambicia: Para syrit të së cilës njeriu zvarritet, kërruset, jepet dhe bëhet me i neveritshëm se sa derri dhe gjarpri, deri sa përbuzja shpërthennga ato britma: “Po vij me ty”.
Njeriu e ka të vështirë të zbulojë diçka, ndërsa më të vështirën e ka të njohe vetveten.
Ai që nuk mund të komandojë vetveten, nuk mund t`iu bindet të tjerëve. Këta njerëz të tillë dinë të komandojnë, por nga ana tjetër iu duhet mjaftë punë, që ata të dinë të binden ndaj mendimeve dhe veprimeve të të tjerëve.
Kënaqësia dhe pafajësia janë dy gjëra nga më të turpshmet, madje asnjëra nga këto të dyja nuk duhet të kërkohet, kur është kryer një veprim, që ka poshtëruar apo keqtrajtuar një njeri dhe aq më keq, kur ky është terrorizuar, masakruar dhe si pasojë ka humbur jetën..
Nuk duhet të vjedhësh, nuk duhet të vrasësh: Atëherë, unë ju pyes: Cilët janë cuba dhe vrasës më të tmerrshëm në botë se sa këto fjalë? A nuk ekziston në vetë jetën e njeriut, të vjedhurit dhe kryerja e vrasjes? Pra, duke i shenjtëruar këto fjalë të tilla, a nuk e vrasim të vërtetën?
Jeta është burim gëzimi: Pa tjetër është gëzim për ata njerëz që kanë vullnet luani, por kush është i lodhur dhe bën lëshime, hyn në lojën e dallgëve.
Si do që të jetë e keqja, që mund të bëjnë njerëzit e këqij, është më e tmerrshme nga të gjitha të këqija, që mund të bëjnë njerëzit e mirë
Më mirë të mos dish asgjë, se sa t’i dish ato në mënyrë gjysmake.
Sot bëhen zotë karavidhet, ata që predikojnë të gjitha mënyrat e mashtrimit, të kujdesit për të pasur në tutelë, të zellit për të bërë prapësitë, të respektit për lëmoshat e dhëna nga përfitimet e pa drejta e të gjitha poshtërsitë që pjell virtyti meskin. Këta krimba dy këmbesh janë rreziku më i madhpër mbi Njeriun.
Asgjë nuk vlen më shumë dhe nuk është më e rrallë, se sa norma etike e çiltërsisë.
Më mirë të çmendesh nga gëzimi, se sa nga hidhërimi. Më mirë të vallëzosh me ngathtësi, se sa të jesh i çalë. Këtë të vërtetë po jua them kështu: E keqja ka dy anë të mira dhe një krijesë e mirë, ka dy këmbë për të vallëzuar, mësoheni këtë o njerëz, për të qëndruar në këmbë.
Mirësjelljen e zbukurojnë normat, parimet, vlerat etike, virtytet, shijet dhe bindjet estetike.
Çfarë është sjellja e mirë?
Sjellja e mirë mund të përshkruhet si një vetëdije e thellë ndaj ndjenjave të të tjerëve dhe aftësia për të jetuar në paqe me të tjerët. Aspekte të sjelljes së mirë janë, të jesh i vëmendshëm ndaj të tjerëve, të tregosh mirësjellje, përzemërsi, edukatë, takt dhe të jesh i kujdesshëm. Këto veçori i kanë rrënjët në dashurinë për të afërmin. Nuk kushtojnë asgjë, por janë shumë të vlefshme për të forcuar marrëdhëniet me të tjerët.
Sjellja e mirë është jetësore: Duke e praktikuar sjelljen e mirë, jo vetëm që krijojmë përshtypje të mirë, gjithashtu, zhvillojmë më tej marrëdhënie të mira me të tjerët. Në këtë kontekst ne duhet të jemitë natyrshëm të buzëqeshim, të jemi persona të këndshëm e të bëjmë madje dhe gjëra të vogla të mira që u sjellin gëzim të tjerëve. Këto veçori të sjelljes së mirë do ta zbukurojnë jetën tonë si njerëz me vlera njerëzore.
Sjelljet e mira përfshijnë:
Sjellje dinjitoze, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj;
Mirësjellja, takti, delikatesa, vullneti i mirë ndaj të gjithë anëtarëve të shoqërisë, pavarësisht nga mosha, statusi shoqëror, statusi, feja etj.;
Respektimi i rregullave të vendosura në shtëpi, vende publike, vende të tjera;
Pamja e jashtme një person, imazhi dhe stili i tij, rëndësia e këtij imazhi në një situatë të caktuar;
Kultura e të folurit, aftësia për të shprehur me kompetencë mendimet e dikujt, për të përcjellë emocione;
Aftësia për të kontrolluar dhe menaxhuar emocionet tuaja, për të mos u dhënë atyre fre në një situatë të papërshtatshme;
Dhembshuria. Aftësia për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Sjelljet i referohen kulturës së sjelljes njerëzore dhe rregullohen nga etiketa. Etiketa nënkupton një qëndrim dashamirës dhe respektues ndaj të gjithë njerëzve, pavarësisht nga pozicioni dhe statusi i tyre shoqëror. Ai përfshin trajtimin e sjellshëm të një gruaje, qëndrim respektues ndaj të moshuarve, format e adresimit të të moshuarve, format e adresimit dhe përshëndetjes, rregullat e bisedës, sjelljet në tryezë. Në përgjithësi, etiketa në një shoqëri të qytetëruar përkon me kërkesat e përgjithshme të mirësjelljes, të cilat bazohen në parimet e humanizmit.
Etika, në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standardi i sjelljes që njerëzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtrëngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjesëtarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njëjtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etike normative, metaetikë, dhe etikë e zbatuar. Përkufizimi më i shkurtër i etikës është se ajo paraqet shkencën mbi moralin, deri sa morali është grumbulli i normave, rregullave dhe sjelljeve që e shoqërojnë individin gjatë jetës së tij qoftë në aspektin profesional qoftë në atë të përditshmërisë. Pra etika si shkencë merret me parimet apo fenomenet morale. Ajo është një aktivitet i arsyes në kërkim të së mirës morale.
“Etika është përgjegjësia e zgjeruar në pakufi kundrejt gjithçkaje që jeton.” – Albert Schweitzer,
“Të jesh etik do të thotë, të bëhesh me të vërtetë duke menduar (të jesh i tillë).” – Albert Schweitzer,
Virtyti, Prirje dhe forcë e brendshme që ka njeriu për të bërë punë të mira; vetia më e mirë që ka ai, cilësi e lartë morale e njeriut, pastërti e përsosuri morale;
Ja se si e përshkruan Niçja virtytin:
-Duhet ruajtur virtyti nga predikuesit e tij, pasi këta janë armiqtë më të rrezikshëm të virtytit, sepse e predikojnë virtytin si ideal për të gjithë – duke i hequr fuqinë tërheqëse për të qenë i rrallë, i jashtëzakonshëm, jo i mediokërve.
…..Me tej…..
Virtyti njihet nga këto karakteristika:
-Nuk do te behet i njohur
-Nuk supozon kudo virtytin
-Është modest
-Nuk bën propagande
– Nuk i lejon askujt të bëhet gjykatës se ai është virtyt në vetvete
-Bën atë që është e ndaluar
-Është në stilin e Rilindjes; i lirë nga morali.
Estetika, është disiplinë filozofike që merret me natyrën dhe shprehjen e së bukurës në art. Ajo quhet edhe teori e vlerësimit apo aksiologji e cila studion vlerat shqisore apo emocionalo-shqisore, të ashtuquajtura nganjëherë gjykim i ndjenjave dhe shijes. Në filozofinë kantiane estetika është degë e metafizikës që merret me ligjet e perceptimit (shqisimit).
Estetika është shkencë e cila studion artin dhe të bukurën ,kjo është një shkencë e vjetër sa vet njeriu për këtë themi se përfshin histori të gjatë fjala estetikë është përdorur shumë kohë më parë por i pari që vërtetoi se estetika është shkencë ishte Baumgarten në vitin 1750 përkatësisht Baugarden vërtetoi se estetika nuk është vetëm dukuri që shihet dhe preket por mund të shijohet preket vizatohet. E bukura që thamë se është lëndë e parë është e përhapur kudo në natyrë ndërsa arti është vegël apo instrument që përdor e bukura për ta joshur njeriun. Nga kjo që u tha me lart,del se estetika i studion ligjet e përgjithshme të përvetësimit estetik të realitetit, por vëllimi i saj është me global, se sa mund ta ketë procesi i këtij përvetësimi. Atëherë, estetika është shkencë e cila i studion ligjet e veçanta dhe të përgjithshme të gjithpërfshirjes së fenomeneve estetike, me të gjitha karakteristikat e veçanta individuale, shijet dhe bindjet estetike për të bukurën në art, kulturë veprat artistike, e deri të veshja (pamja e jashtme), suksesshmëria rezulton e plotë apo efektive, prej atyre që e njohin këtë shkencë dhe disiplinat e saj në proces.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.