FB

April 8, 2025 | 11:39

Të bësh përpjekje në një marrëdhënie ia vlen kur ka themele të dashurisë së vërtetë, respektit dhe një vullneti të përbashkët për të evoluar

 

Jo të gjitha marrëdhëniet kanë për qëllim të zgjasin, dhe mbajtja e diçkaje vetëm nga frika, zakoni ose egoizmi mund të na bëjë më shumë dëm sesa mirë. Megjithatë, ka raste kur në një marrëdhënie ia vlen vërtet të luftosh.

alda-bircaj-okokok

Kur ia vlen të provosh në një marrëdhënie?

Kur ka respekt të ndërsjellë

Nëse dy njerëz respektojnë njëri-tjetrin, edhe në kohë të vështira, atëherë ekziston një themel për të ndërtuar diçka të shëndetshme.

 

Kur ka komunikim

Komunikimi është oksigjeni i një marrëdhënieje. Nuk do të thotë se nuk do të ketë keqkuptime apo konflikte, por nëse ka vullnet për të folur, dëgjuar dhe kuptuar njëri-tjetrin, atëherë ka shpresë.

 

Kur ka përpjekje nga të dyja palët

Ju nuk mund të mbani një marrëdhënie vetëm. Nëse shihni se tjetri po përpiqet me ju, atëherë i’a vlen të qëndroni dhe të punoni së bashku.

 

Kur të ndihmon të bëhesh njeri më e/i mirë

Një marrëdhënie nuk duhet të jetë një burg, por një hapësirë për zhvillim. Nëse mendoni se personi tjetër ju frymëzon të bëheni më të mirë dhe të mos nënçmoni veten, atëherë kjo ka vlerë.

 

Kur ka ende dashuri

Jo dashuri romantike, e idealizuar, por kujdesi i thellë, shqetësimi, dëshira për ta parë mirë tjetrin edhe kur gjërat janë të vështira.

dashuria

Kur nuk ia vlen të provosh?

Kur ka toksicitet (sjellje manipuluese, dhunë psikologjike ose fizike)

Kur përpiqet vetëm një person dhe tjetri e merr marrëdhënien si të mirëqenë

Kur je e/i shtypur dhe e humb veten

Kur keni frikë të jeni vetvetja në një lidhje

Kur qëndroni vetëm nga frika apo zakoni

Dashuria nuk është e lehtë, por nuk duhet të jetë as një mundim i vazhdueshëm. Një marrëdhënie e vlefshme është ajo që ju bën të ndiheni të sigurt, të lidhur dhe në zhvillim, edhe përmes vështirësive.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top