Në fokus

November 2, 2018 | 12:33

Të bezdis zhurma e atyre që përtypen? Ja nga cili çrregullim vuan…

A ju ka humbur ndonjëherë durimi teksa dikush ka bërë shumë zhurmë gjatë ngrënies apo përtypjes së një sanduiçi? A kuptoni se reagimi juaj ndaj këtij lloj tingulli është i ndryshëm nga ai i njerëzve të tjerë? Ju mund të vuani nga Misofonia: ky është përkufizimi i çrregullimit të njerëzve që kanë një përgjigje të përforcuar emocionale kur dëgjojnë një kategori të caktuar zëri.

Pas shumë viteve debate nëse duhej konsideruar si një çrregullim apo jo, ka fakte që tregojnë se ata që vuajnë prej saj kanë diçka ndryshe nga ata që nuk vuajnë . Misofonia është mostoleranca ndaj disa tingujve, si fryma, përtypja, fishkëllima ose një gjë e mërzitshme.

Ata që vuajnë përjetojnë një reagim të ekzagjeruar ndaj dëgjimit të këtyre zhurmave: në rastet më të buta ka një ndjenjë shqetësimi dhe nervozizmi. Në situatat më delikate, personi preket nga ankthi, sulme paniku dhe nevoja për të reaguar në forma të dhunshme.

Për një kohë të gjatë, misofonia u konsiderua si një aspekt karakteristik, por një hetim më i saktë zbuloi se në realitet ndryshon nga një individ i shëndetshëm.

Shkencëtarët kanë thënë se ata që vuajnë nga ky çrregullim raportojnë një anomali në lobin frontal të trurit: aktiviteti i trurit në këtë zonë është i ndryshëm nga ai i një individi të shëndetshëm kur dëgjohen tingujt e përsëritur. Anomalia është reagimi emocional që shkakton ankth dhe një përshpejtim të rrahjeve të zemrës. Personat që vuajnë nga misofonia jo vetëm që mund të ndihen keq, por në rastet më të këqija mund të veprojnë ose me fjalë ose fizikisht duke sulmuar personin burimor të atij tingulli të bezdisshëm.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se ky çrregullim zhvillohet kryesisht midis moshës 9 dhe 13 vjeç dhe është më i shpeshtë tek gjinia femërore.

Përjetimi i ankthit dhe i stresit të lartë thjesht duke dëgjuar tingujt e zakonshëm në çdo mjedis mund të ndryshojë thellësisht jetën e dikujt. Shumë individë përfundojnë duke u izoluar gjatë ngrënies dhe duke shmangur vendet e mbushura me njerëz. Falë këtij zbulimi do të jetë më e lehtë për të identifikuar një kurë ose trajtim.

A dyshoni se vuani nga misofonia? Dëgjoni këtë video dhe shikoni reagimin tuaj: një përgjigje shumë emocionale mund të nënkuptojë një misofoni të lehtë. Nëse mendoni se çrregullimi është duke marrë shumë nga jeta juaj, bisedoni me mjekun tuaj.

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.curioctopus.guru

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top