Bota e takimeve evoluon me teknologjinë, por dashuria romantike është e përjetshme. Kjo është padyshim e vërtetë për Thomas McMeekin, i cili ka qenë i dashuruar që nga shkolla e mesme në Quincy, Kaliforni me Nancy Gambell . Të dy, të cilët sot janë përkatësisht 78 dhe 79 vjeç, janë protagonistët e një propozimi të shkëlqyer martese në aeroportin Tampa në Florida.
@angelial.fedrick3 Rekindled love after 60 years! ❤️ There’s hope for us all! Congratulations Nancy and Dr McMeekin ❤️🥰🤗#DrMcMeekin #AAD #dermatology #truelovestory #retirement ♬ original sound – Angelia L. Fedrick
McMeekin shihet duke pritur për Gambell në aeroport, më pas duke e shoqëruar atë në një zonë ku ai ulet në gjunjë me ndihmën e një jastëku. Dhe aty vjen propozimi romantik i kompletuar me një unazë.
“ Ti ke qenë gjithmonë gruaja me të cilën jam dashuruar, që më bën të buzëqesh dhe që bënë të mundur rrahjen e zemrës sime. Për tre javët e fundit, kam menduar për ty çdo ditë, çdo orë, dhe mezi prisja të të shihja përsëri… Ti je gjithçka që kam dashur ndonjëherë nga një partner dhe mik,”tha ai.
Pasi i propozoi, Gambell u përgjigj: “Po, do të martohem me ty”.
Sipas mediave vendase, të dy u takuan për një kohë në shkollë të mesme në Kaliforni. Pastaj rrugët e tyre u ndanë. Kolegje të ndryshme, karriera të ndryshme, martesa me njerëz të tjerë. Sigurisht që të dy ende besonin në mundësinë e dashurisë së vërtetë, duke qenë se Thomas McMeekin ishte martuar tre herë, ndërsa Nancy Gambell katër herë. Fakti është se prej shumë kohësh ata nuk janë parë më, përveç ribashkimit për 50-vjetorin e përfundimit të gjimnazit .
“Është e mrekullueshme sepse nuk na ka mbetur shumë jetë. Dhe të jesh në gjendje ta kalosh atë me këtë person është një ëndërr e realizuar”, tha Gambell. McMeekin ka në plan të dalë në pension dhe pas disa muajsh do të zhvendoset përgjithmonë në Kaliforni, për të jetuar pjesën e fundit të jetës së tij me Nancy-n e tij.
/Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.