Në fokus

April 4, 2019 | 8:05

Të dashura gra, mos e tradhtoni mrekullinë që jeni, për burra që nuk ju vlerësojnë. Reflektimi i një mashkulli

 

Ndonjëherë ndodh të vëzhgoj disa gra me shokët e tyre dhe vërej sikur ka diçka jashtë normales. Dhe pas vështrimit mendoj, “vajza, shikoni mirë, nuk mendoni se ju meritoni dikë përkrah?”

Dhe natyrisht këto reflektime nuk i referohen një faktori estetik, por diçkaje të thellë dhe në të njëjtën kohë kaq të dukshme sa të duket e panatyrshme. Për mua, fjala Grua ka një kuptim të thellë, shumë më të madh se vetë termi. Të jesh një grua nënkupton të jesh një person i sinqertë, dinjitoz, një person që lufton çdo ditë për pavarësinë e saj, e cila nuk kërkon që ta mbajë një mashkull dhe të paguajë faturat e saj.

Të jesh një grua do të thotë të luftoni çdo ditë për të ofruar më të mirën për njerëzit që doni. Unë mendoj për ato gra që janë gjithmonë në gjendje të buzëqeshin, edhe kur kanë çdo arsye për të qarë. Ka gra që nuk e kanë idenë se sa i vlejnë, forca e madhe që ato kanë dhe magjia që ato ushtrojnë ndaj të tjerëve. Ndonjëherë ato duken të afta të bëjnë gjithçka me natyrën çarmatosëse dhe ndoshta për këtë arsye, gjërat që ato bëjnë duken normale, pothuajse të parashikueshme.

Shpesh mashkulli magjepset t’i shohë ato të kalojnë nga një garë në tjetrën dhe duke i parë, kupton se sa të bukura janë kur janë të natyrshme, me flokë të lëshuar dhe me atë buzëkuq që nganjëherë vendoset me pak pakujdesi. T’i shohësh ato kështu provokon një emocion të madh, gëzim që mund të krahasohet me pafajësinë e një fëmije që vëzhgon botën pa ligësi.

Po edhe ato gra që kujdesen për trupin e tyre, të cilat janë krenare me format e tyre, të bukura edhe në dobësitë e tyre, gjithmonë të vëmendshëm ndaj feminitetit të tyre që shpërthen kur janë pranë njeriut që ato duan. Gratë që me siguri përpiqen të kujdesen për pamjen e tyre të jashtme, mbajnë një bukuri të madhe të brendshme dhe kurrë nuk mund ta humbin ndjeshmërinë e tyre vetëm për të magjepsur dikë.

Gjëja e çuditshme, që shpesh të bën të zemëruar, është se këto gra nuk e kuptojnë bukurinë e tyre, janë unike dhe të veçanta dhe përfundojnë duke humbur veten në kërkim të atyre që nuk kënaqen vetëm me njeriun që kanë pranë. Është e vështirë dhe e qartë t’u thuash atyre që të ndalin ndjenjën inferiore duke u përpjekur shfaqen si ajo që nuk janë vetëm për të kënaqur dikë që nuk është i denjë për to.

Qortimi i tyre kur at përpiqen t’i krahasojnë me një aktore dhe modele të parë në kapakun e një reviste, kur shqetësohen për disa kile të marra nga një shtatzëni ose disa rrudha që shfaqen papritur pas një moshe të caktuar. Vlera dhe bukuria e këtyre grave nuk matet me stereotipe të caktuara, por jeton me to dhe brenda tyre. Dhe kjo është ajo që i bën ato unike dhe jo të krahasueshme.

 

 

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top