Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Si u bëre, si u katandise kështu erota? Është sikur kriza i ka kapur të gjithë nga flokët dhe kanë frikë të zhvishen pranë jush. Lëre pastaj kur të quajnë moment apo momente. Është si të shkosh në dyqan ushqimesh dhe të thuash më vendos, më jep momente për 10 euro. Kanë frikë të duan, kanë frikë të bien në dashuri, kanë frikë nga gjithçka. E urrej fjalën moment, sepse zgjat pak, më kujton vjeshtën (në kuptimin bie poshtë, dështoj).
Ndërsa ti erota ke ende magji, kjo është arsyeja pse ata që vijnë pranë teje janë magjepsur, me sy të çmendur dhe zemra të ngrohta.
Kënaqësia ka një magji tjetër kur jeni i/e dashuruar.
Të dashuroheni me mendje sepse trupa kanë të gjithë.
Erota, kjo është arsyeja pse unë po ju them përsëri, “godit”ata që nuk kanë frikë prej jush, ata që ecin në gjurmët e tua, ndjekin ecjen tuaj…, ata që ulërasin në çdo hënë të plotë për prekjen tuaj.
Jepu atyre që ikin/të arratisurve, apo të tjetërsuarve/të huajve përkëdheljet e tua, vrullin dhe dëshirën tuaj. Dhe unë do t’ju mbuloj me erota kur të takohemi. Do t’ju jap të gjitha gëzimet e mishit derisa të zbeheni. Dua që me mua t’i humbni tërësisht ato dhe vetëm trupi im brenda trupit tuaj të shijojnë erën e orgazmës.
E imja erota!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.