FB

June 7, 2025 | 17:30

Të dashurohesh është e lehtë. Të ndërtosh dashuri të qëndrueshme kërkon mund!

 

Mos e bëni qëllim në vetvete të gjeni partnerin ideal me çdo kusht. Më mirë përqendrohuni fillimisht që të bëheni ju vetë ai person me të cilin ia vlen të jetohet, dikush që reflekton qetësi, ekuilibër dhe dashuri për veten.

cift-financatok

Hiqni dorë nga ideja e kërkimit të shfrenuar për “të përkryerin”. Jeta nuk është një garë për të gjetur dikë – është një udhëtim për të njohur veten. Çdo marrëdhënie e kaluar lë gjurmët e veta, mësimet e veta. Ato janë pjesë e historisë tuaj, por nuk janë ajo që ju përcakton.

Dështimet nuk ju formësojnë, ato ju mësojnë. Ato ju tregojnë si të ecni përpara me më shumë qartësi, vetëbesim dhe pjekuri.

Fokusohuni te vetja! Kujdesuni për vetëvlerësimin tuaj dhe bëjeni të qartë çfarë doni, çfarë nuk pranoni dhe çfarë meritoni. Qëndroni larg gjithçkaje që ju lodh, ju konsumon, apo ju largon nga versioni më i mirë i vetes.

Rrituni çdo ditë nga brenda. Pëlqejeni personin që shihni në pasqyrë. Sepse lumturia juaj e brendshme dhe ekuilibri emocional janë dhurata më e bukur që mund t’i ofroni kujtdo.

 

Punoni me veten pas një ndarjeje

Nëse zemra juaj është plagosur më parë nga marrëdhënie të dështuara, mos e neglizhoni dhimbjen – por mos u mbyllni në të. Rikthehuni te vetja. Rikujtoni se kush jeni jashtë çdo lidhjeje.

Jepini vetes kohën që i duhet për të shëruar, për të reflektuar dhe për t’u rikthyer më e fortë.

Mos kini frikë të qëndroni vetëm. Vetmia nuk është armik – është hapësirë për rritje.

Duke mësuar të jeni të plotë me veten, do të riktheni vetëbesimin, dashurinë për veten dhe do të ndiheni më të qetë me atë që jeni.

Mos kërkoni që të tjerët të mbushin boshllëqet tuaja. Kur i njihni dhe i pranoni ato, mësoni si t’i mbushni vetë.

 

Të dashurohesh është e lehtë. Të ndërtosh dashuri të qëndrueshme kërkon mund!

Dashuria mund të vijë papritur dhe të ndryshojë gjithçka. Por një marrëdhënie e vërtetë nuk ndërtohet vetëm me pasion – ajo kërkon respekt të ndërsjellë, ekuilibër dhe bashkëpunim.

Të ndërtosh një lidhje të vetëdijshme kërkon përpjekje nga të dy. Mësoni të vlerësoni ndryshimet mes jush, jo vetëm ngjashmëritë. Respektoni hapësirën, ritmet dhe mënyrën e të menduarit të njëri-tjetrit.

Mbani mend! Mos kërkoni dashurinë perfekte! Ajo nuk ekziston.

Të gjithë jemi qenie joperfekte, që përpiqemi çdo ditë të ndërtojmë një jetë më të mirë, më të plotë bashkë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top