FB

May 29, 2024 | 7:14

Të dashurosh një femër alfa, njohin limitet dhe ëndërrojnë shpesh

Janë të pavarura, të vendosura dhe të suksesshme. Shpesh janë gjithashtu të bukura, në formë dhe fitojnë shumë. Këto femra, të ashtuquajtura femrat alfa, udhëheqëset e mijëvjeçarit të tretë, vajzat (ose ish-vajzat) këmbëngulëse, të cilat kanë fituar pozita pushteti në role që deri vonë ishin një privilegj mashkullor…

Edhe nëse shihen me zili nga koleget e tyre dhe shpesh edhe nga burrat, këta të fundit për më tepër janë të kufizuar t’i admirojnë nga larg, duke ruajtur dhe respektuar distancën mes tyre.

Femrat beta, nga ana tjetër, kanë një natyrë të karakterizuar nga tipare më të buta, të tilla si ndjeshmëria, durimi dhe fleksibiliteti, janë shoqërueset më të kërkuara e të vlerësuara si nga meshkujt dominues dhe ata kundërshtarë.

Pse ndodh e gjithë kjo? Që femrat alfa kanë probleme në dashuri, e zbulon një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Yaleit: femrat më të arsimuara dhe inteligjente janë ato që përdorin më shpesh ngrirjen e vezoreve të tyre, sepse kanë frikë nëse mund t’ia dalin të gjejnë një partner me karakteristika të ngjashme me to, me të cilët mund të krijojnë familje.

Gjithmonë sipas Yale, studentët e seksit mashkull janë më të paktë krahasuar me vajzat, e nga kjo shihet qartë një numër i lartë i grave të arsimuara që përpiqen të gjejnë një shok të barabartë me to. Studimi mori në shqyrtim rastet e 150 grave amerikane dhe izraelite, të cilat vendosën të ngrinin vezët e tyre. Mes tyre, 9 në 10 janë single e druhen se nuk mund të gjejnë një partner të përshtatshëm, dhe 8 nga 10 janë të diplomuara. Në shumë raste, të anketuarit kanë pranuar se burrat me të cilët ato vihen në kontakt, ndihen të kërcënuara nga suksesi i tyre dhe nuk pranojnë të angazhohen në një marrëdhënie afatgjatë.

Çfarë ndodh pastaj nëse në zyrë ndeshet me një shefe femër me karakteristika të femrës alfa? Është pyetja e paraqitur nga gazetarja dhe shkrimtarja Rebecca Holman në librin e saj “Beta: Quiet Girls Can Run the World” (Beta: Vajzat e Qeta Drejtojnë Botën) në të cilën autorja ngre hipotezën se ekziston më shumë se një mënyrë për të bërë shefen. Nuk është e domosdoshme të ngresh zërin, të mbash gjithmonë pozitën dhe lësh në fushëbetejë të vdekur dhe të plagosur. Femra alfa është shefja më e frikësuar dhe e urryer e burrave dhe e grave.

Për të qenë një lider beta nënkupton në fakt karakteristika të tjera, të tilla si elasticiteti, aftësia për të dëgjuar dhe për të ndërmjetësuar pozicione dhe interesa të ndryshme. Problemi është se këto karakteristika vlerësohen dhe njihen në kampin e seksit mashkull, ndërsa konsiderohen ende shenja dobësie dhe mungesë qëndrueshmërie ndaj roleve përgjegjëse tek eproret femra. Shkurt, barazia gjinore është një udhëtim që ende kërkon shumë hapa.

Megjithatë, femra alfa nuk është aq e keqe, madje edhe në dashuri. Mashkulli që mund ta mbështesë kokën pa u trembur nga anët e saj karakteriale, gjen një partner të aftë për të qenë gjithmonë vetvetja, pa frikë: është ta duash dhe ta pranosh ashtu siç është ose ta përshëndesë nga larg, sepse nuk do të ndryshojë.

Megjithatë, është një sfidë dhe një stimul i vazhdueshëm për të përmirësuar dhe për të dhënë më të mirën në vetvete. Sigurisht, me të ju nuk mërziteni kurrë dhe jeni gjithmonë i ngarkuar me energji pozitive. Kur zgjedh një partner, gruaja alfa është pothuajse gjithmonë e nxitur nga dashuria e vërtetë, jo nga nevoja për konfirmim ose siguri, dhe është një shoqëruese “e qëndrueshme”, e cila nuk heq kurrë dorë, ku me të cilin gjithçka është e mundur. Me pak fjalë, është paksa si një makinë jashtë fushës, që kërkon një udhëtim të shkëlqyer dhe sfidues, por shumë të kënaqshëm.

Edhe femra beta përjeton gjithashtu një stinë të suksesshme. Ajo dallohet për tipare karakteriale më të “buta” dhe më pak egocentrike, të cilat e bëjnë veçanërisht të përshtatshme për t’u përballur me kompleksitetin e këtyre viteve të vështira. Para së gjithash është shumë më pak e brishtë dhe e pasigurt se sa mendoni: fakti që preferon ndërmjetësimin dhe dialogun, nuk e bën atë një papagall. Shpesh është më e sigurt se një grua alfa, kështu që ajo nuk ka nevojë për njohjen e dikujt tjetër për të ditur se ka të drejtë, dhe të mund të pranojë qëndrime të qeta dhe jo tërheqëse. Është e mençur dhe e mirëlexuar si një femër alfa, por ka ngurrim për t’u shfaqur.

Është më pak arrogante dhe më e aftë të njohë limitet e vërteta, arsye prej së cilës është e prirur të futet në lojë për të përmirësuar veten. Dhe së fundi, me të dashuria është më e qetë dhe më e lehtë, kështu që burrat, edhe pse ëndërrojnë shpesh një grua alfa, më së shumti përfundojnë me zgjedhjen e një partnereje beta.

Përgatiti: Orjona Tresa | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top