Fundi i kësaj jave do të sjellë edhe ndryshimin e akrepave të orës, duke zgjatur ditën me një orë. Të dielën më 31 mars, akrepat e orës do të shkojnë 1 orë përpara.
Ndryshimi i orës në pranverë vazhdon traditën e gjatë nisur nga Benjamin Franklin për të ruajtur energjinë. Ndërrimi i orës sipas asaj diellore parashikon kursim të madh të konsumit të energjisë elektrike.
Ky ndryshim i orës u vendos me ligj në Europë në shekullin e kaluar. Ndryshimi erdhi si një mënyrë për të përfituar nga drita diellore dhe për të zvogëluar në maksimum konsumin e energjisë elektrike për të ndriçuar.
Ndryshimi i orës i cili realizohet çdo pranverë konsiston për shtatë muaj në kursimin e sasive të mëdha të energjisë, konkretisht e barabartë me 643.000.000 kilovat/orë, e përkthyer në aspektin ekonomik, me kuotën e 93 milionë eurove.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.