Koha e kursimit rikthehet të dielën më 27 mars 2022. Mbrëmjen e sotme akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, nga ora 2 në 3. Kjo do të thotë se do të ketë një orë shtesë dritë çdo ditë edhe pse do të jetë më errët në mëngjes, tipike për periudhën e pranverës dhe verës dhe do të flini një orë më pak, të paktën deri të dielën më 30 tetor 2022, kur ora ndërrohet përsëri. E fundit por jo më pak e rëndësishme është fakti se me rikthimin e orës verore do të ketë më pak konsum energjie.
Konfirmimi vjen nga vlerësimet e kompanisë Terna, që administron rrjetin kombëtar të transmetimit të energjisë elektrike, sipas të cilave në 7 muajt në të cilët do të jetë në fuqi ora diellore, nga fundi i marsit deri në fund të tetorit, Italia do të kursejë më shumë se 190 milionë euro, falë një konsumi më të ulët të energjisë elektrike të barabartë me rreth 420 milionë kilovat orë, gjë që do të bëjë të mundur edhe një përfitim të rëndësishëm mjedisor, të matshëm në reduktimin e rreth 200 mijë tonë emetime të dioksidit të karbonit në atmosferë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.