Mirëqenie

May 15, 2016 | 12:00

Të dish të qeshësh me veten

Kur bëj ndonjë gafë, në vend që të qesh me atë që sapo më ka ndodhur për të zhdramatizuar situatën dhe shkarkuar tensionin, ngrij, skuqem dhe nuk mundem të rikthehen në diskutim nga frika e paragjykimit…. Pothuaj ndalova gjithë trafikun pasi nuk arrija të parkoja. S’di sa manovra m’u desh të bëja që më në fund të futesha në parkim. Të gjithë që ishin pas meje u binin borive, duke më bërë të ndihesha në faj… Shpesh e kemi të vështirë që të qeshim me veten, pasi nuk duam të tërheqim vëmendjen mbi gabimet tona, nuk duam të bëhemi objektiv i të tjerëve ose nuk jemi mjaft të sigurt për veten. “Të dish të qeshësh me dobësitë për gjërat e vogla jo të përsosura, aventurat e përditshme, do të thotë ta shohësh veten dhe gjërat në të cilat përfshihesh me distancën e duhur, të zvogëlosh vështirësitë, të çlirosh tensionet dhe të përmirësosh vlerësimin për veten”, – thotë Paola Spera, psikologe në Verona. Kush ia del ta bëjë, është një person që e njeh dhe e do veten për atë që është, dhe di të luajë me veten, me unin e tij, shumë shpesh kritik dhe po aq vetëmbrojtës. Për t’ia dalë duhet të vëzhgoni sjelljen tuaj së jashtmi, të pyesni veten se si do të kish qenë nëse situata që ju ka provokuar skuqje do t’i kish ndodhur dikujt tjetër. T’i shndërrosh në ironi gafat, është një mënyrë për t’i treguar vetes dhe të tjerëve se nuk ju rrëzon një moment i veçantë ose një gabim por, përkundrazi, dini t’i shfrytëzoni rrethanat për më mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top