Marrëdhënie

May 15, 2016 | 11:57

Eglantina Kallpakçi: Familja është gjithçka! Brenda saj duhet të jemi të përsosur

Përpara pasqyrës ajo “lufton” për të pasur një imazh estetik korrekt, pse jo edhe tërheqës për të tjerët. Në fakt këtë e bën jo vetëm sepse i pëlqen të ketë një portret të tillë, porse kjo i shkon për shtat një terapie psikologjike të shëndetshme, për veten, bashkëshortin dhe fëmijët. Harmoninë e gjithë kësaj e vë re edhe në mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin në raport me bashkëpunëtorët e kolegët. Kush më mirë se ajo mund të jepte këshilla bukurie, për aq kohë sa është “koka” dhe drejtuesja e universitetit të vetëm në profilin e parukeri dhe estetikës për vendin tonë. Për Eglantina Kallpakçin, një imazh i kuruar, pavarësisht roleve të femrës në përditshmëri, është një element i ndjeshëm në çdo lloj marrëdhënieje. “Performancën dhe rrezatimin tim femëror përpiqem ta mbaj në nivelin më të lartë. Këtë gjë e kam bërë edhe në momentet e para të njohjes me bashkëshortin, edhe tani që kemi krijuar familjen tonë. Gjëja e parë që bëj në mëngjes, është një dush i ngrohtë, një make up i lehtë, krehje e flokëve dhe një veshje e kuruar; edhe pse në kushtet e shtëpisë, ajo nuk mund të mbetet jashtë vëmendjes sime. Nuk do e toleroja dot shpërfilljen, apo mungesën e kujdesit, duke e lëshuar veten, duke veshur kostume sportive, atlete, etj. Madje edhe në shtëpi përpiqem të jem një grua e rafinuar. Do t’u sugjeroja të gjitha femrave të cilat kanë familje, që t’i kushtonin rëndësi look-ut pavarësisht detyrimeve familjare, të cilat janë të shumta. Ky është një element që ne e theksojmë ndjeshëm në mësimdhënien me studentët tanë, duke e cilësuar si detaj shumë të rëndësishëm për një profesionist të ardhshëm. Familja është gjithçka, brenda saj duhet të jemi të përsosur”.

Psikologji Dhjetor 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top