Në të gjithë vendin, të drejtat e abortit janë nën sulm. Legjislaturat po miratojnë ligje antikushtetuese që kufizojnë aksesin ndaj abortit.
Në disa raste, ligjet, si ai i Alabamës, e ndalojnë abortin plotësisht në një përpjekje për të detyruar gjykatën të rishikojë ligjvënien. Në të tjerat, ata synojnë ta bëjnë të vështirë për dikë që të ketë akses në abortim. Në gjashtë shtete, kufizimet e ashpra kanë çuar në mbylljen e të gjitha klinikave të abortit përveç një. Në 50 shtete, aborti është ende i ligjshëm dhe ACLU po lufton fort për t’u siguruar që të mbetet i tillë. Ne jemi në gjykatë duke sfiduar ndalimet në shtete si Alabama, Ohio dhe Kentucky, së bashku me më shumë se 30 kufizime të tjera në 14 shtete anembanë vendit. Ne po punojmë gjithashtu për të miratuar ligje në shtete si Illinois, Maine dhe Vermont që do të mbrojnë dhe zgjerojnë aksesin në kujdesin për abortin.
Çfarëdo që të ndodhë në vitet e ardhshme, një gjë është e qartë – ne duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që aborti të mbetet i sigurt, i ligjshëm dhe i arritshëm. Ne nuk mund ta fitojmë këtë luftë vetëm.
Përgatiti K.I / Burimi www.aclu.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.