Këshilla & Arsye

February 5, 2020 | 13:28

Të flasësh me veten bën mirë për psikikën

Të flasësh me veten?

Nuk është një sinonim i një disekuilibri mendor, përkundrazi komunikimi me veten bën mirë për psikikën tonë. Një lajm i mirë për të gjithë ata që e kanë një zakon të tillë dhe që për shumë vite janë vënë në lojë, apo janë paragjykuar nga të tjerët për këtë sjellje të pazakontë.

Të flasësh me veten, sjell përfitime në inteligjencën tonë. Studimi i kryer vlerësoi se njerëzit që u vunë në punë të gjejnë disa objekte të vendosura në mënyrë të çrregullt në një sallë të madhe dhe që flisnin me veten, arritën t’i gjejnë objektet më me lehtësi dhe në një kohë më të shkurtër: “Të përsërisësh emrin e objektit të gjetur është si të stimulosh trurin që të përqendrohet më mirë në kërkim.

Gjërat gjenden më shpejt duke i thënë me gojë, aq më tepër kur ka një lidhje direkte midis emrit dhe objektit”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top