Dëshmi

June 13, 2022 | 10:01

Të gënjyerit e fëmijëve duhet ndaluar me ligj!

Gënjeshtra është e dënueshme me ligj, por ne nuk e përfillim ligjin dhe i gënjejmë fëmijët pa as më të voglën pendesë dhe keqardhje…

Nga Lira GJIKA, psikologe

Kur dikush na gënjen, ne të rriturit ndihemi keq, fyhemi e deri bëhemi armiq me personin që na ka gënjyer. Kur vjen puna te fëmijët, ne të rriturit i gënjejmë pa gjë të keq. I gënjejmë sepse përtojmë apo nuk dimë ti përgjigjemi dhe i biem shkurt, i gënjejmë. Kjo mënyrë të sjelluri me fëmijët, tregon që nuk i konsiderojmë si njerëz apo individë e persona më vete. Është përgjegjsi e jona tua respektojmë jetën dhe veten, prandaj kjo mënyrë të sjelluri duhet të marrë fund nëse vërtet i duam fëmijët. Të gënjyerit e fëmijëve, bindja se nuk kuptojnë pasi janë të vegjël, duhen ndaluar me ligj! Prindër gjyshër e të rritur të tjerë, nuk është nevoja të gënjeni. Më mirë të qajë fëmija se sa ta gënjeni. E qara është reagim natyral i njeriut, po ta asistoni dhe ti jepni të drejtë, nuk ndodh asgjë e keqe. E keqia ndodh kur i gënjejmë fëmijët edhe ata do të bëhen mosbesues dhe do të rrënjosin zakonin e gënjeshtrës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top