FB

October 11, 2024 | 1:18

Të gjeni partnerin që doni, dhe të dashuroni partnerin që gjeni

Kur vjen puna te kërkimi i një partneri shumë prej nesh kanë një një grup karakteristikash/idealesh që dëshirojmë të gjejmë tek Zoti apo Zonja e duhur.

1-78-300x199

Natyrisht, ne të gjithë jemi të lirë të dëshirojmë çdo gjë që duam tek një partner, por kur bëhet fjalë për fillimin e një marrëdhënieje të vërtetë, shumica prej nesh janë të kufizuar. Kur zgjedh një partner, ai/ajo duhet t’ju zgjedhë gjithashtu. Dhe nuk ka asnjë garanci se personi që është tërhequr nga ju është ideali.

Për një kohë të gjatë, shumë shkencëtarë që studiojnë zgjedhjen e partnerëve supozonin se preferencat reflektohen në zgjedhje. Kjo qëndron, ne përfundojmë me partnerët që posedojnë karakteristikat që i gjejmë tërheqëse. Por shkencëtarë të tjerë kanë propozuar që ne jemi aq të kufizuar në zgjedhjet tona, sa preferencat kanë të bëjnë pak me zgjedhjen.

Sipas studimeve, preferencat e burrave dhe grave për aspekte të paraqitjes së fytyrës përputhen me pamjen e fytyrës të partnerëve të tyre.

Ky hulumtim ishte një hap i mirë, por kishte një problem. Sapo fillojmë një marrëdhënie me dikë, i zhvendosim preferencat tona për t’iu përshtatur tipareve të tyre. Për shembull, mund të preferoni një partnere me flokë bjonde. Por, pasi të filloni një marrëdhënie me një partnere me flokë të errët, preferencat tuaja për flokët e errët mund të rriten.

Nëse i pyesim njerëzit për preferencat e tyre pasi të hyjnë në një marrëdhënie, nuk mund të jemi të sigurt nëse preferencat e tyre i detyrojnë ata të zgjedhin partnerin e tyre ose janë shkaktuar nga zgjedhja e partnerit.

Çfarë doni dhe çfarë ju merrni?

Kohët e fundit, një ekip psikologësh nga Universiteti Goettingen e ka trajtuar këtë pyetje. Tanja Gerlach dhe kolegët e saj rekrutuan rreth 750 vetë dhe i pyetën se çfarë ata preferonin tek një partner. Pastaj, pesë muaj më vonë, vullnetarët u kontaktuan përsëri. Deri në këtë kohë, rreth një e treta e vullnetarëve kishin hyrë në një marrëdhënie. Vullnetarët e mbetur ishin ende të vetëm.

Të gjithë vullnetarët i raportuan preferencat e tyre për partnerët për herë të dytë. Gjithashtu, vullnetarët që tani kishin një partner i vlerësuan në tipare të ndryshme.

Gerlaç gjeti se preferencat e vullnetarëve në fillim të studimit ishin të ngjashme me karakteristikat e partnerëve të tyre në fund të studimit. Pra, preferenca duket se formësojnë zgjedhjen. Vullnetarët që dëshironin një partner që ishte fizikisht tërheqës, i cili kishte status ose akses në burime, ose ishte i bindur dhe me humor, tentonte të kishte gjetur një partner që zotëronte këto karakteristika. Nuk kishte një ndryshim të madh midis gjinive.

Por preferencat ndryshojnë me kalimin e kohës. Gerlach dhe kolegët e saj gjetën se vullnetarët që kishin filluar një marrëdhënie kishin më shumë gjasa të kishin ndryshuar preferencat e tyre, sesa vullnetarët që mbetën të vetmuar. Ndoshta ata që përfundimisht gjetën një partner ulën standardet e tyre?

Analiza të mëtejshme zbuluan se vullnetarët që filluan një marrëdhënie me një partner që nuk plotësonte idealin e tyre, kishin tendencë të ulnin standardet e tyre për t’u përshtatur me partnerin.

Pra, duket se të dyja shkollat e mendimit janë disi të sakta. A ndikojnë preferencat tona në zgjedhjen e partnerit? Po. Por zgjedhja e partnerit ndikon në preferencat tona? Përsëri, po.

Tani, kjo është dashuria!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top