Gjatë ekzistencës së tyre, çdo çift duhet të përballet me hapa të saktë evolucionar që kërkojnë vënien në dyshim të ekuilibrave, projekteve dhe zakoneve të vendosura. Në shumicën e rasteve, këto faza tranzicioni shoqërohen me momente krize në marrëdhënie, të cilat, në varësi të mënyrës sesi trajtohen, përfaqësojnë një mundësi rritjeje ose ngërçi.
Kush prej jush nuk e ka gjetur kurrë veten duke shqiptuar apo dëgjuar frazën e famshme: “Ajo/ai është gjysma ime e ëmbël” sesa: “Unë jam beqar sepse nuk e kam takuar ende gjysmën time të ëmbël”? Ndryshe nga sa do të na kërkonte Platoni të besojmë, dashuria lind nga takimi i dy njësive, unike dhe të plota, të cilat së bashku krijojnë një realitet të ri.
5 fazat e marrëdhënies
Duke adoptuar një model evolucionar të quajtur Diagnoza Evolucionare e Çiftit, Bader dhe Pearson e konsiderojnë zhvillimin e çiftit si një proces kompleks të përbërë nga faza që pasojnë njëra-tjetrën, në një renditje të pandryshueshme dhe të nevojshme: asnjë fazë nuk mund të kapërcehet, sepse secili përgatitet për tjetrin duke kryer detyra specifike dhe duke përvetësuar aftësi të reja. Pra, fazat evolucionare të çiftit janë:
- SIMBIOZA (UNË + TI = NE) Bëhet fjalë për gjashtë muajt e parë të jetës së çiftit.
- DIFERENCIMI (UNË DHE TI NË NE) Ka të bëjë me periudhën nga gjashtë muaj deri në nëntë të jetës së çiftit.
- EKSPERIMENTIMI (UNË, TI DHE BOTA) Bëhet fjalë për periudhën nga dhjetë deri në shtatëmbëdhjetë muaj.
- QASJE (UNË TEK TY, TI TEK UNË) Bëhet fjalë për periudhën nga shtatëmbëdhjetë deri në nëntëmbëdhjetë muaj.
- NDËRVARËSIA (NE: UNË ME TY DHE TI ME MUA) ka të bëjë afërsisht me periudhën nga nëntëmbëdhjetë deri në tridhjetë e gjashtë muaj.
Burimi / https://psicoadvisor.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.