FB

May 11, 2021 | 12:34

Të gjithë jemi mjaft të këqij…

 

Plagët na kanë bërë gjykues, të thartë, ziliqarë, të zemëruar, hakmarrës, etj., etj,. Dhe mbi këtë qëndrimin tonë të keq, ndërtojmë shumë shpjegime për të ngritur arsyetimet tona, për të justifikuar padurimin, zemërimin, ngurtësinë tonë.

Megjithatë, brenda nesh, ndihemi pak fajtorë pse jemi të tillë, dhe pastaj marrim qëndrime mirësie që shkojnë për të kompensuar shakatë tona.

1

Ndoshta i themi një të afërmi që nuk mund të durojmë (por kemi folur keq dhe pastaj duhet ta ndreqim), shkojmë të gjejmë një shoqe që nuk na pëlqen (por e kemi tradhtuar me një tjetër), ose dakordësohemi për t’i bërë nder dikujt, ndaj të cilit betohem për të sytë e ballit.

E gjithë kjo është shumë false nga dëshirat tona reale. Si ligësia jonë, ashtu edhe mirësia, ndaj të cilave kërkojmë t’i anulojmë, janë sjellje të egos, sigurisht jo të zemrës.

Në vend që të provojmë inate dhe emocione negative sepse ndihemi viktima të jetës dhe të tjerëve, përpiqemi të bëjmë diçka vetë, të jemi më aktivë për veten, të marrim fuqinë për të ndryshuar gjërat dhe të mos qëndrojmë në zonën e rehatisë së ankesave.

Le të marrim përgjegjësinë për të bërë gjëra për veten tonë për të përmirësuar situatën, për të na bërë të lumtur dhe jo gjithmonë duke gjykuar gjithçka dhe të gjithë dhe duke fajësuar të tjerët, sepse të tjerët nuk kanë asnjë faj, ata janë pasqyra jonë.

Le ta zhvendosim fokusin nga jashtë brenda: çfarë mund të bëjmë që të jemi të lumtur dhe për pasojë, të mos kemi nevojë të përdorim ligësinë dhe / ose mirësinë? Të mos i presim gjërat nga të tjerët, por të veprojmë për të kënaqur nevojat dhe dëshirat tona. Kemi një prind të dashur që mund të kujdeset për nevojat e fëmijës sonë të brendshëm. Dhe atëherë do të shihni se do të jemi më pak helmues, më pak të poshtër. Do të veprojmë, do të kemi më shumë fuqi, le t’i përdorim ato.

Në të njëjtën kohë, e gjithë mirësia që vëmë në praktikë krijon aciditet në stomakun tonë: le ta shmangim atë!

Gjithçka që nuk e bëjmë me zemër, por nga detyra ose oportunizmi do të na vendosë në pozicionin e shpëtimtarit dhe më pas të viktimës dhe si rrjedhojë, atë  të xhelatit.

Le të dalim nga disa modele konvencionale, nga domosdoshmëria, nga frika se mos gjykohemi keq, ndërkaq kështu jemi!

Jo të gjithë jemi të mirë apo të këqij, të bukur apo të shëmtuar. Të gjithë kemi të kundërta, dhe ajo që del i përgjigjet energjisë që përdorim, qoftë e dashurisë për veten tonë apo jo.

Kështu që për të shmangur situata të rënda brenda dhe jashtë, gjithmonë vëmë në dyshim zemrën tonë: ajo do të na tregojë se çfarë është më e mira për ne.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top