ASA ka zbuluar se një kometë, e cila shfaqet një herë në 50.000 vjet. Ajo është quajtur C/2022 E3 (ZTF) dhe do të shfaqet në qiell prej 12 janarit. Ky zbulim është bërë në datën 2 mars 2022 nga astronomët duke përdorur kamerën e vëzhgimit në Observatorin Palomar, në qytetin e San Diegos, Kaliforni.
Sipas Earthsky, ndërsa kometa i afrohet Tokës thuhet se do të pozicionohet pranë Yllit të Veriut.
Sipas NASA-s kometa do të jetë e dukshme për vëzhguesit përmes dylbive. Në hemisferën veriore do të jetë e dukshme gjatë janarit, ndërsa në hemisferën jugore në fillim të shkurtit.
Në varësi të asaj se sa e ndritshme bëhet në javët e ardhshme, C/2022 E3 (ZTF) mund të bëhet e dukshme me sy të lirë në netët e fundit të janarit.
Kometa në ndryshim nga yjet, dallohet nga bishtat e saj me vija pluhuri dhe grimcash energjike, si dhe koma e gjelbër e ndezur që e rrethon. Koma është një mbështjellje që formohet rreth një komete ndërsa kalon afër diellit, duke bërë që akulli i saj të sublimohet ose të kthehet drejtpërdrejt në gaz. Kjo bën që kometa të duket e paqartë kur vëzhgohet përmes teleskopëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.