FB

January 20, 2024 | 6:10

Të gjithë të rriturit, të gjithë të mëdhenjtë, kanë qenë të vegjël, kanë qenë fëmijë

Nga Lira Gjika, pediatre

T’u mësojmë fëmijëve se mami dhe babi, po edhe gjyshi me gjyshen, po edhe doktori, artisti apo shkencëtari me sportistin, kanë qenë më parë fëmijë dhe duke u rritur e mësuar, janë bërë ata që janë.

dkfj

Edhe ata, ashtu si fëmijët, tani, kanë patur vështirësitë e tyre, kanë bërë gabime apo i kanë bërë gabim detyrat, që i ishin dhënë apo ngarkuar. Edhe ata shpesh kanë dashur ta lënë përgjysmë detyrën apo një lojë, që nuk arrinin ta bënin si duhet. Edhe ata, nuk e kanë patur, po ashtu si fëmijët, të lehtë “rrugën” e të bërit të rritur dhe të zotë, prandaj edhe ju fëmijë mos u trishtoni që nuk i dini shumë gjëra. Ato po mësoni, dhe po mësoni jo vetëm t’i dini, por edhe t’i përdorni e pasuroni me gjëra të reja, që i dini dhe mendoni gjithsecili prej jush.

Prindër përsëritjani këto fjalë fëmijëve herëpashere, pasi kështu i ndihmoni dhe i inkurajoni të bëhen më të guximshëm e të vullnetshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top