Është e vërtetë se po të hani në mbrëmje shëndosheni më shumë, pasi organizmi ka pak mundësi për të eliminuar energjinë e tepërt?
Kjo është një pyetje që kanë bërë nga “British Medical Journal”, të cilët kanë shpjeguar: “Në këndvështrimin e parë mund të duket kështu, – ka deklaruar Rachel Vreeman, studiuese në Universitetin e Indianës në Shtetet e Bashkuara, – por studime të shumta e hedhin poshtë këtë ide.” Më në veçanti një studim i bërë në “Karolin – ska Institute” në Stokholm ka arritur në përfundimin që kilogramët e tepërt nuk kanë lidhje me oraret e të ngrënit. Ajo që ka rëndësi është sasia e ushqimeve që konsumojmë. Mirë është që sasia e kalorive që marrim në një ditë të jetë e shpërndarë në tri vakte të rregullta, si dhe dy vakte të ndërmjetme që duhet të jenë me bazë frutash e perimesh.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.