Të heqësh dorë nuk është të tërhiqesh, por të kuptosh që nuk mund t’i kontrollosh të tjerët.
Të heqësh dorë nuk është që t’i lini të tjerët të mësojnë nga pasojat natyrore të veprimeve të tyre, por t’i lejoni ata ta bëjnë këtë.
Të heqësh dorë nuk është tërheqje nga të qënit i pafuqishëm, por kuptim i një rezultati që nuk varet nga ne.
Të heqësh dorë nuk është të fajësosh të tjerët ose të përpiqesh t’i ndryshosh ata, por të nxjerrësh më të mirën nga vetja.
Të heqësh dorë nuk është të gjykosh, por të lejosh të tjerët të jenë njerëz.
Të heqësh dorë nuk është të vendosësh veten në mes të drejtimit të gjithçkaje, por t’i lejosh të tjerët të përmbushin fatet e tyre.
Të heqësh dorë nuk është të jesh mbrojtës, por të lejosh të tjerët të përballen me realitetin.
Të heqësh dorë nuk është mohim, por pranim.
Të heqësh dorë nuk është të murmuritësh, të provosh apo të grindesh, por të shohësh të metat e tua dhe t’i korrigjosh ato.
Të heqësh dorë nuk ka të bëjë me përshtatjen e gjithçkaje me dëshirat e tua, por ta marrësh çdo ditë ashtu siç vjen dhe të kujdesesh për veten.
Të heqësh dorë nuk është të kritikosh ose të vendosësh të tjerët në rregull, por të përpiqesh të bëhesh ajo që aspiron të jesh.
Të heqësh dorë nuk është të qash për të kaluarën, por të rritesh dhe të jetosh për të ardhmen.
Të heqësh dorë është të kesh më pak frikë dhe të duash më shumë.
“Të duash do të thotë të heqësh dorë nga frika.”
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La luce nel buio
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.