Në fokus

August 4, 2016 | 7:22

Të jesh grua… çelësat e ndryshueshmërisë

Të pyesësh mbi veçantitë e grave është pika e fillimit për një mënyrë më të ndërgjegjshme e të qëndruarit në botë, duke vlerësuar dallimet. Pasqyrimi nga shumë zëra.

Menduar nga shumë zëra: regjisorja Alina Marazzi, psikanalistja Marina Valcarenghi, shkrimtaret Laura Pugno e Lidia Ravera, si dhe gazetarja Valeria Palumbo janë disa nga gratë e intervistuara. “U rrita me bindjen se feminiteti nënkupton mënyrën e të folurit, ndjeshmëri, mirëdashje, mirëkuptim, edukim dhe se mashkulli mund të jetë bartës i autonomisë, pragmatizmit, racionalitetit dhe fuqisë. Por sot, kush më njeh mua, në të dyja gjinitë, me nuanca të ndryshme, këto aspekte nuk janë më aq të sigurta nëse ekziston një specifikë femërore, siç sugjerohej prej ndryshimeve të feminizmit. Sigurisht që sot jam më e lirë për t’u shprehur si individ, i rrëfehem ndonjë mikeshe të takuar në teatër, në skenë me një monolog të shkëlqyer kushtuar Vajzave të zbuluara nga Toka, apo në përpjekjen dhe guximin për qenë një grua. Edhe gratë vetë, që duhet të japin një përkufizim të feminitetit, humbasin. Sot më shumë se dje, sepse në një shoqëri që në 40 vitet e fundit, ka shkatërruar skemat dhe modelet, loja përmes burrit dhe gruas ka ndryshuar. Megjithatë, edhe sot, ashtu si thotë dhe Simone De Beauvoir “i nxit të gjithë në mënyrën e duhur: të jeni femra, qëndroni femra, bëhuni femra”. Pra, të kthehemi e të pyesim se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh grua sot. Por gruaja nuk ekziston”, thotë filozofi Nicola Vassallo. Eseja e fundit “Kur femra më shfaqet”, të cilën e botoi së bashku me filozofë të tjerë, ka ngjallur mjaft debate rreth tezës së tij. Por shpreh edhe ndryshimet radikale që po ndodhin në mendimin se femrat ndiejnë nevojën për reflektim kritik rreth ikjes së moshës, një lloj diferencimi të qartë midis mashkullit dhe femrës. Filozofët ftojnë për reflektim ndaj klisheve të tilla, të cilët duan të zënë në grackë gratë me konceptet e tyre abstrakte. “Në fakt, ato janë përvoja reale të jetës që përcaktojnë në mënyra të ndryshme të qenit femër. Mendoj se sfida e sotme është ajo e bashkëpunimit me një mënyrë të menduari duke e parë veten paralel me modele të jashtme, stereotipa kulturorë, përgjithësime të lehta”. Nisur nga kjo vetëdije, gratë mund të mendojnë lirisht për të ndërtuar një rrugë të re të vetëzhvillimit. Armatosur nga një identitet që sot flet shumë gjuhë, gratë mund të tërheqin në trashëgiminë simbolike të femrës e të zbulojnë të gjithë potencialin si një pasuri, dhe jo siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën, si një pengesë për plotësimin personal.

T’i besosh imagjinatës

Shkrimtarja Laura Pugno shkruan se: “Duhet një përpjekje e vetëdijshme për të mos iu përmbajtur modeleve pasive që kërkojnë interpretim. Në këtë drejtim, është një fjalë angleze, elasticitet, e cila tregon aftësinë e një objekti për të rimarrë formën e vet pasi i nënshtrohet presionit. Mendoj se është e rëndësishme ta njohësh atë që është rrënjosur ndënë ne nga këto modele. Dhe sa i takon kësaj trashëgimie femërore, e kemi mbështetur, sepse me vetëdije apo jo, ne e jetojmë atë si një dobësi që na ndëshkon në realizimin e plotë të subjektivitetit tonë. Lidia Ravera-n, shkrimtare në romanin e fundit, Lufta e fëmijëve shkruan se: “Mendoj se virtytet femërore janë gjithmonë të njëjtat, por nëse në të kaluarën kanë menduar një përgjigje pasive, pushtimi i një zone të përcaktuar nga të tjerët, tani duket se mund të shprehin vullnetin, një zgjedhje që i kthen ato në vlera. Jam e bindur se thellësia e të ndjerit femër është një pasuri e madhe. Vlen të vlerësohet dëgjimi, pranimi, duke u rikujtuar femrave se sa rreziku është i natyrshëm në të, kur ai i shtyn të mos dëgjojnë dëshirat dhe nevojat e tyre. E rëndësishme është gjithashtu t’i japësh besim imagjinatës dhe forcës së mendjes: ato na shtyjë në kohë, në situata që ndonjëherë kemi frikë duke mos qenë në gjendje për të menaxhuar veten. Por pastaj, një herë në det, vihemi në rresht dhe tejkalojmë të gjitha frikërat, papritmas shohim se kemi realizuar atë që duam dhe fatmirësisht kemi hedhur hapa tutje”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top