Të pyesësh mbi veçantësitë e grave është pika e fillimit për një mënyrë më të ndërgjegjshme e të qëndruarit në botë, duke vlerësuar dallimet. Pasqyrimi nga shumë zëra.
U rrita me bindjen se feminiliteti sinjifikon mënyrë të foluri mikpritëse, ndjeshmëria, mirëdashje, mirëkuptim, edukim dhe se mashkulli mund të jetë bartës i autonomisë, pragmatizmit, nacionalitetit dhe fuqisë. Por sot, kush më njeh mua, dhe në të dyja gjinitë, me nuanca të ndryshme, këto aspekte nuk janë më aq të sigurta nëse ekziston një specifikë femërore, siç sugjerohej prej ndryshimeve të feminizmit. Sigurisht që sot jam më e lirë për t’u shprehur si individ”, i rrëfehem ndonjë mikeshe të takuar në teatër, për të parën të mirën Lella Costa në skenë me një monolog të shkëlqyer kushtuar Vajzave të zbuluara nga Toka, apo në përpjekje dhe guximin për qenë një grua.
Edhe gratë vetë, që duhet të japin një përkufizim të feminitetit, humbasin. Sot më shumë se dje. Sepse në një shoqëri që, në 40 vitet e fundit, ka shkatërruar skemat dhe modelet, loja përmes burrit dhe gruas ka ndryshuar. Megjithatë, edhe sot, ashtu si thotë dhe Simone De Beauvoir në (Seksi i dytë, botuar në vitin 1949) “i nxit të gjithë drejt: të jeni femra, qëndroni femra, bëhuni femra”. Pra, të kthehemi e të pyesim se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh grua sot.
“Por gruaja nuk ekziston”, thotë filozofi Nicla Vassallo, të cilit iu drejtuam si pikë e nevojshme vëzhguese dhe autoritare sa i takon mendimeve rreth kësaj pyetjeje. Eseja e fundit, të cilën ai e botoi së bashku me filozofë të tjerë, Kur femra më shfaqet ka ngjallur mjaft debate rreth tezës së tij. Por ajo shpreh edhe ndryshimet radikale që po ndodhin në mendimin se femrat ndiejnë nevojën për reflektim kritik rreth ikjes së moshës, një lloj diferencimi të qartë midis mashkullit dhe femrës. Me pak fjalë, filozofët ftojnë për reflektim ndaj pikëpyetjeve të tilla apo klisheve, shumë thjeshtësisht, të cilët duan të zënë në grackë gratë me konceptet e tyre abstrakte. “Nuk ekziston femra, por janë femrat që me gjithë individualitetin e tyre dhe specifikat, me historitë e tyre personale, mendjet e tyre, trupin, moshën, etj,” thotë Vassallo. “Në fakt, ato janë përvoja reale të jetës me përvojat e ndryshme individuale që përcaktojnë në mënyra të ndryshme në të qenit femër. Mendoj se sfida e sotme është ajo e bashkëpunimit me një mënyrë të menduari duke e parë veten paralel me modele të jashtme, stereotipe kulturore, përgjithësime të lehta”. Nisur nga kjo vetëdije, se gratë mund të mendojnë lirisht për të ndërtuar një rrugë të re e vetë-zhvillimit. Armatosur nga një identitet që sot flet shumë gjuhë, gratë mund të tërheqin në trashëgiminë simbolike të femrës (p.sh., ndjeshmëria dhe aftësia për të dëgjuar, ndjeshmëria dhe gatishmëria, gatishmëria, pranimi, kujdesi, etj) zbulojnë të gjithë potencialin si një pasuri dhe jo siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën, si një pengesë për plotësimin personal.
T’i besosh imagjinatës
Shkrimtarja Laura Pugno, lindur në 1970 (mes librave të saj, Sirenat, Kur ai vjen,) e mendon kështu: “Duhet një përpjekje e vetëdijshme për të mos iu përmbajtur modeleve pasive dhe stereotipeve që kërkojnë interpretim. Në këtë drejtim, është një fjalë angleze, elasticitet, e cila tregon aftësinë e një objekti për të rimarrë formën e vet pasi u nënshtrohen presionit. Mendoj se është e rëndësishme për të njohur atë që është rrënjosur tek ne nga këto modele. Dhe sa i takon kësaj trashëgimie femërore, e kemi mbështetur sepse me vetëdije apo jo, ne e jetojmë atë si një dobësi që na ndëshkon në realizimin e plotë të subjektivitetit tonë.
Dëgjojmë Lidia Ravera, shkrimtare që për nga ndjeshmëria intelektuale ndaj gjinisë femërore që nga mitet legjendare të viteve ‘60, ku ka vendosur dhe romanin e fundit, Lufta e fëmijëve. “Mendoj se virtytet femërore janë gjithmonë të njëjtat, por nëse në të kaluarën kanë menduar një përgjigje pasive, pushtimi i një zone të përcaktuar nga të tjerët, tani duket se mund të shprehin vullnetin, një zgjedhje që i kthen ato në vlera. Jam e bindur se thellësia e të ndjerit femër është një pasuri e madhe. Vlen të vlerësohet dëgjimi, pranimi, duke u rikujtuar femrave se sa rreziku është i natyrshëm në të, kur ai i shtyn të mos dëgjojnë dëshirat dhe nevojat e tyre. E rëndësishme është gjithashtu t’i japësh besim imagjinatës dhe forcës së mendjes: ato na shtyjë në kohë, në situata që ndonjëherë kemi frikë duke mos qenë në gjendje për të menaxhuar veten. Por pastaj, një herë në det, vihemi në rresht dhe tejkalojmë të gjitha frikërat, papritmas shohim se kemi realizuar atë që duam dhe fatmirësisht kemi hedhur hapa tutje”.
* Menduar nga shumë zëra: regjisorja Alina Marazzi, psikanalistja Marina Valcarenghi, shkrimtaret Laura Pugno dhe Lidia Ravera si dhe gazetarja Valeria Palumbo janë disa nga gratë e intervistuara.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.