Të qenit i lumtur nuk është një qiell pa stuhi, një rrugë pa aksidente rrugore, punë pa lodhje, marrëdhënie pa zhgënjime. Të jesh i lumtur është të gjesh forcë te falja, shpresë te beteja, siguri në skenën e frikës, dashuri në mosmarrëveshje.
Të jesh i lumtur nuk është të vlerësosh vetëm buzëqeshjen, por edhe të reflektosh në trishtimin tënd. Nuk është thjesht të festosh suksesin, por të mësosh nga dështimet. Nuk është thjesht të ndjehesh i lumtur me duartrokitje, por të jesh i gëzuar në anonimat. Të jesh i lumtur është të dish se jeta ia vlen të jetohet, pavarësisht të gjitha sfidave, keqkuptimeve dhe periudhave të krizës.
Të jesh i lumtur nuk është një fatalitet i fatit, por një arritje për ata që janë në gjendje të udhëtojnë brenda qenies së tyre. Është të ndalosh së ndjeri viktimë e problemeve dhe të bëhesh aktor i historisë tënde. Të përshkosh shkretëtirën jashtë vetes, e të jesh në gjendje të gjesh një oaz në gropat e shpirtit. Falënderimi i takon Zotit çdo mëngjes për mrekullinë e jetës.
Të jesh i lumtur nuk i frikësohesh ndjenjave të tua. Është të dish të flasësh për veten. Të kesh guxim të dëgjosh një “Jo”. Të ndihesh i sigurt në marrjen e kritikave, edhe nëse ato janë të padrejta, dhe, të puthësh fëmijët, të përqafosh prindërit dhe të kalosh momente poetike me miqtë. Të jesh i lumtur është të lësh të jetosh krijesën që jeton në secilin prej nesh, të lirë, të gëzuar dhe të thjeshtë.
Të kesh maturinë për të thënë: “E kisha gabim”. Të kesh guxim të thuash: “Më fal”. Të kesh ndjeshmërinë për të shprehur: “Kam nevojë për ty”. Dhe të kesh aftësinë për të thënë: “Të dua”. Që jeta jote të bëhet një kopsht i mundësive për të qenë i lumtur…
Që në pranverën tuaj të jetë një dashuri gëzimi. Që në dimrat tuaj të jetë një mik i mençurisë. Dhe që kur gabon rrugë, t’ia nisësh përsëri nga fillimi. Sepse kështu do të jesh më i pasionuar pas jetës. Dhe do të zbulosh se të qenit i lumtur nuk është të kesh një jetë perfekte, por të përdorësh lotët për të ujitur tolerancën.
Të përdorësh humbjet për të mprehur durimin. Të përdorësh gabimet për të gdhendur qetësinë. Të përdorësh dhimbjen për të gëzuar kënaqësinë. Të përdorni pengesat për të hapur dritaret e inteligjencës.
Mos u dorëzo kurrë… Kurrë mos hiq dorë nga njerëzit që do. Kurrë mos hiq dorë nga lumturia, sepse jeta është një spektakël i jashtëzakonshëm!
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 164
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.