Uji mishëron në mënyrë të përkryer mësimet e filozofisë budiste: rrjedh vazhdimisht, përshtatet me format e kontenierëve, kapërcen çdo lloj pengese dhe bën të gjitha këto pa humbur kurrë thelbin fillestar. Uji nuk kujdeset për atë që duhet të jetë, rrjedh, derdhet, kurrë nuk e humb identitetin. Ky është mësimi themelor i filozofisë budiste dhe madje edhe perëndimore, dhe ne mund të përfitojmë nga kjo metaforë e jetës.
Ne jetojmë në një botë ku “të paturit” është bërë më e rëndësishme sesa “të qenit” pikërisht sepse vazhdimisht po kërkojmë miratimin e të tjerëve.
Ky kërkim nganjëherë përjashton çdo mundësi të mirëqenies, sepse e lidh atë me të tjerët. Ne përpiqemi të “përshtatemi” për të tjerët, dhe ndërkohë, humbim fuqinë mbi jetën tonë. Ne largohemi gjithnjë e më shumë nga vetja jonë e vërtetë.
Ky është një problem i përhapur: për të pasqyruar një imazh që mendojmë në mënyrë konceptuale, përfundojmë duke veshur veshjet që nuk mund të na përkasin ne.
Mendoni për blerjet tuaja të fundit, biznesin e fundit … Pse keni bërë disa zgjedhje?
Rreziku i parë, pra, nuk është vetëm të largoheni nga vetja, por edhe të përfundoni duke mos ditur se çfarë doni, me të gjitha pasojat e rastit: vështirësi në marrjen e vendimeve, frustrimet, jetën pak përmbushëse …
Ne mund të jemi krijuesit e lumturisë sonë të përditshme; në fakt, ne kemi fuqi mbi mirëqenien tonë duke ushtruar vullnetin e lirë. Çfarë do të thotë kjo? Nëse jemi të trishtuar dhe gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë, nuk duhet të kërkojmë shkaqe jashtë, por të shohim brenda. Cilat janë zgjedhjet që na çuan në atë situatë të veçantë? Çfarë mund të bëjmë, për të ndryshuar gjërat?
Ata që jetojnë në kërkim të miratimit të vazhdueshëm nga të tjerët, do të ndjehen të frustruar dhe të trishtuar .
Përkundrazi, kush pranon dhe ndihet mirë me veten, ai mund të jetë i lumtur pavarësisht nga reagimet e jashtme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.