Megjithëse ka kaq shumë diskutime rreth të menduarit pozitiv, ekziston një lloj keqkuptimi. Të jesh pozitiv nuk do të thotë të injorosh atë që po ndodh rreth jush dhe të jetosh brenda një “flluske pozitive”.
Askush nuk mund të presë që dikush të kalojë nëpër probleme ose fatkeqësi, ose të jetojë në rrethana të vështira, të injorojë gjendjen e tij aktuale dhe të fillojë të mendojë pozitivisht menjëherë.
Është më e lehtë të mendosh pozitivisht kur ndodhesh në situata të rehatshme, por jo kur ndodhesh në mes të problemeve, fatkeqësive ose një situate të ashpër, nëse nuk je trajnuar për ta bërë këtë.
Të jesh pozitiv, si çdo aftësi tjetër, kërkon zhvillim gradual dhe trajnim. Askush nuk mund të flasë një gjuhë të re të huaj, para se të studiojë dhe ta praktikojë për njëfarë kohe.
Duke thënë se gjithçka do të jetë në rregull, duke e detyruar veten të buzëqeshë pa ndonjë arsye, ose duke injoruar problemet dhe vështirësitë, pa u përpjekur t’i zgjidhësh ato, nuk është pozitive. Është jopraktike.
Njerëzit pozitiv presin më të mirën dhe besojnë se një situatë e keqe do të përmirësohet, por ata gjithashtu janë njerëz praktikë. Ata veprojnë, nuk humbin kohë vërdallë. Ata kërkojnë mundësi dhe zgjidhje, në vend që të mos bëjnë asgjë dhe të fajësojnë të gjithë për problemet e tyre.
Duke qenë pozitiv, nuk do të zhdukni rrethanat dhe gjendjen, sikur me magji, por me një qëndrim pozitiv do të mund të kontrolloni e gjendjen tuaj mendore, reagimet tuaja dhe sjelljen tuaj.
Ju mund të qëndroni në probleme dhe të mbani vuajtje, por gjithashtu mund të zgjidhni që të përqendroheni te zgjidhjet, përmirësimet dhe suksesi dhe të refuzoni që rrethanat të ndikojnë shumë në mendjen tuaj.
Ju nuk mund të kontrolloni gjithmonë rrethanat e jashtme, por ju mund të ndryshoni qëndrimin tuaja dhe mënyrën se si ndjeheni.
Nuk është e lehtë për njerëzit në situata të vështira të mendojnë pozitivisht dhe prandaj, është një ide e mirë të mësojnë ta bëjnë këtë çdo ditë, gjatë gjithë kohës. Kjo do ta përmirësojë këtë aftësi në situata të vështira.
Të menduarit pozitiv do të thotë të jesh shpresëdhënës dhe shpresa të sjell dritë dhe lumturi në shpirt.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.