FB

March 19, 2024 | 6:10

Të jetosh në epokën e “Inteligjencës Artificiale”, inxhinieri biomjekësor Mertenika na tregon më shumë për binjakun tonë virtual

 

 

Zhvillimi i teknologjisë po shkakton një transformim rrënjësor në botën njerëzore. Inteligjenca Artificiale është kthyer tashmë në binjakun tonë virtual. Njeriu dhe Identiku Robotik, Mendja jonë dhe Mendja Robotike, Inteligjenca jonë natyrale dhe ajo Artificiale.

ermand

A po bashkëjetojmë me një botë paralele, botë tjetër virtuale metaverse?

Cili është qëllimi i kësaj bashkëjetese?

“Mendja Robotike” e krijuar për të lehtësuar punën tonë apo për të na dominuar?

Si po na dominon kjo “Mendje Robotike”?

A jemi ne të riskuar nga ky zhvillim progresiv i pakthyeshëm?

 

Efekti Bumerang i Inteligjencës Artificiale

Vitet e fundit Inteligjenca Artificiale ka përhapur valën e saj galopante globale dhe kjo është bërë pjesë e jona e pashmangshme. Mendja Robotike ka filluar të dominojë në mënyrë indirekte në proceset tona të punës. Ky koncept teknologjik po thjeshton tejmase jetën tonë në çdo sektor si në industri, arsim, shëndetësi, jetën tonë sociale, ushtri, aeronautike farmaceutikë etj.

Jetojmë në një botë kapitaliste ku fokusi i vetëm është produktiviteti dhe profitanca dhe kjo “MENDJE ROBOTIKE” po i përshtatet më së miri duke na shmangur, po duke na lënë në një cep aty si të pavlefshëm për kohën moderne ku teknologjia lëviz shumë shpejt me një shpejtësi marramendëse. Duket sikur Inteligjenca Natyrale “Mendja Njerëzore” po sfumohet, është kthyer e pafuqishme përballë këtij binjaku dixhital, i cili funksionon në mënyrë automatike më një shpejtësi procesimi shumë të lartë.

Vite përpara industritë e automobilave kishin nevojë për Inteligjencën Natyrale (kishin nevojë për staf të madh punonjësish), por sot kjo gjë ka ndryshuar. “Mendja Robotike” na ka dominuar në mënyrë mjaft indirekte.

Dikur ky staf i madh punonjësish kishte një rendiment të ulët produktiviteti (feedback-u mujor i prodhimit të automobilave ishte i ulët)  sot “MENDJA ROBOTIKE” e aplikuar në industri ka rritur produktiviteti masivisht duke sjellë përfitime madhore krahasuar me Inteligjencën Natyrale.

Pra sot industritë funksionojnë me një staf minimal punonjësish (të mbi-kualifikuarit) dhe pjesën tjetër të punës e bëjnë më së miri këta robotë inteligjente.

inteligjenca-artificiale1

“MENDJA ROBOTIKE” është kthyer tashmë në thikë me dy presa (Përfituese dhe Dominuese)

Inteligjenca Artificiale ka prekur më së miri sektorin shëndetësor dhe ka sjellë ndryshime mjaft të rëndësishme në këtë sektor. Zhvillimi masiv i robotëve kirurgjikale “Kirurgët Robotikë” po ndryshojnë totalisht jetën e pacientëve.

Sot kirurgjitë e ndërlikuara kryen me “Kirurgë Robotikë” të cilët karakterizohen nga një precizion i madh, saktësi matematikore dhe koha e rehabilitimit të pacientëve në gjendjen normale është e vogël, perfeksion në diagnostikim të saktë të sëmundjeve të ndryshme etj.

 

Ne e kemi krijuar këtë “TRU ELEKTRONIK” por më lind pyetja, a mund të funksionojë e pavarur Inteligjenca Artificiale?

Sipas opinionit tim gjithmonë do kemi një sistem simbiotik midis Inteligjencës Natyrale (Njerëzore) dhe Inteligjencës Robotike. Të dyja këto koncepte funksionojnë njëkohësisht të ndërthurura me njëra-tjetrën për të arritur qëllimin e kërkuar. Në shëndetësi është arritur deri aty saqë të kemi sot mikro-robotë, mikro-procesorë të implementuar në trurin e njeriut dhe mesa duket qëllimi po arrihet që të na lexojnë dhe mendjen në një të ardhme të shpejtë me mikro-kompjutera të programuar të cilët instalohen në trurin e njeriut.

Inteligjenca artificiale duket sikur po kapërcen limite, ka krijuar mikro-çipa për t’u përdorur si (interface) ndërfaqe dhe për të lexuar dhe kuptuar botën e mistershme të mendjes njerëzore.

Mbase në një të ardhme mjaft të shpejtë kjo inteligjenca artificiale mund të na ruajë dhe memorien tonë.

Inteligjenca Artificiale në sektorin ushtarak ka gjetur një përdorim masiv, krijimi i dronëve ushtarakë, tankeve portative robotikë, në sistemin militar aeronautik etj.

Krijimi i Humanoidëve (robotëve prototip njerëzorë) ka çuditur paksa jetën tonë sepse teknologjia e tyre po imiton idealisht qeniet njerëzore në atë afër perfektes.

Inteligjenca Artificiale duket sikur me zhvillimin e saj po sfumon (po ul) koeficientin e Inteligjencës Natyrale, po na bën dembelë, të zgjidhim problematika të ndryshme lehtësisht pa e vrarë mendjen tonë sepse ne i bëjmë një pyetje Inteligjencës Artificiale dhe marrim përgjigjen brenda sekondave.

inteligjenca-artificiale

“Mendja Robotike” sigurisht ka okupuar botën e Teknologjisë së Informacionit

Zhvillimi i aplikacioneve online rrit intensitetin e komunikimit dhe afron mendjet tona nga dy cepat më të largëta të botës por njëkohësisht po dominon në mënyrë indirekte psikologjinë tonë duke na kthyer në introvertë, duke e humbur ndjenjën e socializimit.

Inteligjenca Artificiale po e dominon në mënyrë indirekte njerëzimin, ne e kuptojmë nga ndërgjegjja jonë si po funksionon, ulja e numrit të punonjësve, Introvertizmi dhe Anti-Socializimi po shkaktojnë problematika në familje dhe shoqëri etj.

 

Inteligjenca Artificiale është kthyer në një koncept boomerang

Po zhvillon, po ndërton, po proceson por dhe po dëmton në mënyrë indirekte Inteligjencën Natyrale. Një gjë duhet të kuptojmë, Inteligjenca Artificiale nuk do funksionojë kurrë pa atë natyralen, duhet të dimë ta përdorim për të përmirësuar jetën tonë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top