Lifestyle

May 26, 2018 | 11:28

Të lehtë, të freskët dhe me detaje… Këto janë fustanet e kësaj vere (Foto)

Nëse po kërkoni të freskoni gardërobën tuaj për verën që po vjen, fustanet janë ideale për këtë sezon. Fustanet që sugjerojnë stilistët për këtë sezon janë vërtetë të bukur dhe të domosdoshëm për t’i patur.

Dantella duket se është kryefjala e këtij sezoni në fustane, ndaj nga Jennifer Lopez, deri tek Kate Middleton e kanë përqafuar këtë trend.

Gjithashtu fustanet e kësaj vere vijnë në materiale të lehta si pambuku dhe linoja për një freski dhe komoditet gjatë ditëve të nxehta. Modelet e tyre janë të shumëllojshme nga ato sportivët deri tek ato për një mbrëmje speciale që na japin një pamje të shkëlqyer.

Këtë verë fustanet vijnë dhe me detaje qëndisjeje dhe pak transparente, ku nuk mungojnë detajet me grep si një risi e kësaj vere që na çon më afër folkut dhe traditës për një pamje boheme.

Shikoni galerinë e mëposhtme për blerjen e fustanit të radhës për këtë verë.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top