FB

March 2, 2023 | 9:55

Të lësh gjithçka pas për të jetuar në një rulotë, ky është rasti i veçantë i kësaj familjeje

Një nënë e dy fëmijëve ka treguar se si ka arritur ta bindë familjen që të shesin gjithçka që kishin për të udhëtuar gjithë kohën me rulotën e tyre, duke theksuar se nuk pendohen që hoqën dorë nga stili konvencional i jetesës. Kearstin Saul, 32-vjeç thotë se gjithmonë kishte ëndërruar të jetonte në një vend të vogël me fëmijët e saj, Kinlee, 12 vjeç dhe Zeke, 6 vjeç.

Ajo i mbushi mendjen bashkëshortit David, i cili shiti shtëpinë e tyre për 320 mijë dollarë në Asheville të Karolinës së Veriut dhe gjithçka tjetër që kishin në pronësi, për të blerë një rulotë 14 metra në tetor të vitit 2021, për të cilën paguan 56,400 dollarë. Që atëherë ata kanë udhëtuar në më shumë se 16 shtete dhe pavarësisht kritikave nga disa njerëz në internet, Kearstin thotë se mësimet e jetës që fëmijët e saj po mësojnë në rrugë janë “diçka që nuk mund t’i mësojnë në klasë”.

Ndërsa David punon nga distanca si inxhinier i pavarur, Kearstin i shkollon fëmijët e tyre në shtëpi dhe sigurohet që ata të jenë të përditësuar me studimet e tyre. Ata gjithashtu fitojnë të ardhura përmes kanaleve të tyre të mediave sociale, ku promovojnë produkte të ndryshme që lidhen me udhëtimet. Duke mbrojtur stilin e tyre të jetesës, Kearstin tha:

 

“Është një mënyrë jetese shumë e lirë. Duke shkolluar në shtëpi fëmijët ata marrin diçka që nuk mund ta mësojnë në klasë. Nuk kam një kohë të caktuar për mësimin e lëndëve shkollore. Ne e bëjmë atë kur ata janë të gatshëm për të. Kinlee ka mësuar rreth vendeve që do të vizitojmë në verilindje. Ka një komunitet të madh familjesh që jetojnë në rulotë, kështu që fëmijët tanë kanë shumë miq.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi / TopAlbaniaRadio

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top