Fëmijët e lindur me operim kanë mundësi më të mëdha që në një moshë më të rritur të jenë mbipeshë, deri në obezitet. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e “Imperial College” në Londër.
Studiuesit kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga 15 studime të ndry – shme, të cilat kanë përfshirë më shumë se 38 mijë persona nga 10 shtete. Nga këto të dhëna ka dalë një diferencë prej 26% të fëmijëve të lindur me operim dhe mundësisë që ata kanë për shfaqjen e problemeve serioze me peshën, në krahasim me fëmijët e lindur në mënyrë natyrale. “Ekzistojnë mekanizma bindës që shpjegojnë se lindja me operim mund të ndikojë te pesha në moshën madhore. Lloji i baktereve të pranishëm në zorrë është i ndryshëm tek të dyja kategoritë e fëmijëve të marrë në studim. Ky është një faktor që mund të ketë efekte të ndryshme për shëndetin. Lindja në mënyrë natyrale duket se ndikon te gjenet që aktivizohen dhe kjo mund të ketë efekte mbi metabolizmin për një kohë të gjatë”, – shpjegon njëri nga studiuesit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.