Dëshmi

October 6, 2022 | 9:01

Të mbijetosh nga kanceri i gjirit, mesazhi: Bëni kontrolle! Tetori, muaji i mamografive falas

U operova, u trajtova me kimioterapi dhe shpëtova”. Ky është mesazhi i një nëne, e cila kur u diagnostikua me kancer gjiri mendoi menjëherë vdekjen, por në fakt, ajo sot u jep kurajë të gjithë grave të prekura, por edhe çdo gruaje apo vajze që të kryejë kontrollet e gjirit.

untitled

Kjo sëmundje ka një tendencë të rritet në vendin tonë. Vetëm në 9 muaj të parë të këtij viti janë diagnostikuar 519 raste të reja.

Është ulur stadi i kapjes së kësaj sëmundje. Nuk vijnë më në stade të avancuara”, shprehet Dhurata Tarifa, mjeke onkologe.

Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit ndaj mjekët u bëjnë thirrje grave dhe vajzave të ndërgjegjësohen për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Gjatë muajit tetor, shërbimi i mamografisë do të jetë falas, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00, të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve numër 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale, ku ofrohet ky shërbim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top